Motivuese

Kur kuptova se nuk mund t’u pëlqeja të gjithëve

Unë mund të justifikoja mos pëlqimin e të gjithëve duke fajësuar të tjerët dhe shijet e tyre të tmerrshme, një ironi që do të më ndante nga e gjithë paranoja që më ka dalluar gjithmonë, por e vërteta është se unë e them se pranimi i kësaj nuk ka qenë aspak i lehtë.

Sepse unë jam një kafshë sociale, sepse mendimi i të tjerëve gjithmonë më ka interesuar shumë dhe që kur isha fëmijë unë duhet të shqetësohesha që të sillesha, ashtu siç njerëzit prisnin të bëja.

Ndoshta një protokoll i ngurtë, por që më mësoi sjellje të mirë, edukim, artin e dialogut dhe shoqërizimit, por që nuk më bëri imune ndaj gjykimit të njerëzve. Dhe të mendosh se gjithmonë i kam zili ata që ecin përpara me kokën lart, kundër gjithçkaje dhe gjithsecilit, duke mos iu bërë vonë për mendimin e njerëzve, duke çuar përpara ide dhe qëndrime që, megjithëse të diskutueshme, meritojnë vëmendje. Jo, unë thjesht nuk kam qenë në gjendje ta bëj këtë.

E dija mirë që “nuk mund t’i kënaqësh të gjithë”, megjithatë ajo klishe e zakonshme, por aq e vërtetë dhe e pakundërshtueshme, dukej gjëja më e largët nga emocionet dhe zhgënjimi që ndjeja sa herë zbuloja se dikujt nuk i pëlqente diçka. Një realitet, ky, i vështirë për t’u tretur për ata që gjithmonë janë kujdesur të sillen mirë dhe të shfaqen në një mënyrë të caktuar para njerëzve të tjerë.

Por duke mos e pranuar, rashë pak në rolin e Don Kishotit dhe betejat e tij kundër mullinjve të erës, duke filluar një kërkim të ethshëm dhe të dhimbshëm për miratimin unanim të njerëzve që nuk do të mbërrijnë kurrë, sepse gjithmonë do të jetë dikush që nuk do të më kuptojë, ose thjesht nuk do të më pranojë për atë që jam.

Kërkimi për vlerësimin e të tjerëve më çoi në një rreth vicioz që më bëri të vë në dyshim gjithçka, para së gjithash personin tim. Atëherë kuptova se e gjithë kjo nevojë për t’u ndjerë e pranuar fshehu frikën e refuzimit, duke kuptuar më në fund se i vetmi vlerësim me të vërtetë i rëndësishëm ishte ai i vetes time.

Po, gjëja thelbësore është të pranoj veten time, sepse jam unë që do të duhet të kujdesem për tërë jetën time. Unë nuk do të jem më skllav e një kurthi mendjesh, aq më pak e dikujt që nuk më pranon për atë që jam. Unë nuk do të pretendoj më të jem ajo që nuk jam, për të kënaqur të tjerët, sepse tani e di, nuk kam nevojë për miratimin e botës për të qenë e lumtur. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button