Më poshtë do të mund të lexoni disa nga thëniet më të veçanta nga një këngëtare e veçantë, si Lana del Rey.
“Njerëzit më paragjykojnë sikur të isha një kopertinë libri, nga ngjyrat, duke harruar se libri duhet lexuar”.
“Gjithë shprehja “Ajo që nuk të vret, të bën më të fortë” është kaq e kotë…”
“Unë besoj se asgjë nuk ndodh gabimisht. E di çfarë, universi ka një plan hyjnor edhe për ne, edhe pse duket diçka dramatike”.
“Shpesh unë pretendoj sikur nuk jam e lënduar. Shëtis kudo, sikur të jem e lumtur”.
“Kur lumturia e dikujt tjetër bëhet lumturia jote, ajo quhet dashuri”.
“Nëse ke lindur artist, nuk ke asnjë zgjedhje tjetër veçse të luftosh për të qenë një artist edhe në vazhdim”.
“Unë mendoj se fiksimi ësht ënjë fjalë vërtet e rëndësishme për ta diskutuar. Unë jeton me fiksimet e mia dhe muzika ime buron prej aty”.
“Asnjëherë nuk e kam shprehur veten përmes modës. Më pëlqenin lulet në flokë, meshkujt që e mbanin veten, por nuk isha shumë kreative. Që nga mosha 7 vjeçare, kisha shije të veçanta që asnjëherë nuk ndryshuan më. Më pëlqenin ngjyrat e hapura, ato që tregonin pozitivitet prej meje”.
“T’i përkushtosh jetën tënde njerëzve përreth teje dhe të kujdesesh për ta është rruga e duhur drejt lumturisë”.
“Të bësh atë që të pëlqen, quhet liri. Të duash atë që bën, quhet lumturi”.