Motivuese

Kur një jetë shërben për të shpëtuar një jetë tjetër. Historia prekëse e Sofias…

Një vajzë 11 vjeçare ka prekur gjithë rrjetet sociale me historinë e saj të trishtë. Ajo quhet Sofia dhe kishte ditë që qëndronte në Lurie Children’s Hospital në Chicago duke pritur për një transplant zemre. Nuk kishte dhurues dhe shpresat e familjes ishin thuajse të shuara. Ndërkohë Sofia dukej e qeshur dhe kishte dy dëshira të mëdha për ditëlindjen e saj.

E para ishte të takonte këngëtarin Drake, muzikën e të cilit e pëlqente pamasë dhe e dyta, ishte një lutje për t’u gjendur sa më parë një dhurues zemre. Për fatin e saj, Drake në atë kohë ishte duke mbajtur një koncert në Chicago dhe dëgjoi për lutjen e Sofias që ai të shkonte ta takonte. Videoja me lutjen e saj u shpërnda nga shumë fansa të Drake në rrjetet sociale, aq sa edhe vetë këngëtari e pa atë. Ndaj, ai vendosi që ta takonte. Ata dukeshin tepër të lumtur gjatë takimit të tyre në spital.

Një javë pasi Sofia takoi Drake, edhe dëshira e saj e dytë u bë realitet. Një i ri kishte bërë aksident në Chicago dhe nuk kishte shpresa të shpëtonte. Ai kishte pësuar hemorragji dhe dëmtime aq të rënda, saqë mjekët nuk i kanë familjes së tij shpresë për shpëtim. Pasi dëgjuan për këtë rast, prindërit e djalit të aksidentuar, vendosën që zemra e tij të shkonte për vajzën 11 vjeçare, e cila do të shpëtonte e do të jetonte gjithë jetën tashmë pa probleme. Pas një jave u realizua edhe operacioni dhe fatmirësisht, operacioni shkoi me sukses.

Ky është rasti më i mirë që tregon më së miri se dhurimi i organeve mund të shpëtojë jetë. Për fat të keq, në vendin tonë nuk ekziston një kulturë e tillë. Edhe pse mund të kenë ndodhur aksidente fatale e që për fat të keq, shpresat për mbijetesë janë të ulëta, sërish tek ne nuk dhurohen organe, të cilat do t’i siguronin jetën një personi që po ashtu mund t’i ketë ditët të numëruara nga pamundësia për të blerë një organ jashtë shtetit. Është fatkeqësi që zemërngushtësia jonë nuk na lejon të shohim më tej e të kuptojmë se jeta e dikujt mund të shpëtojë, kur jeta jonë mund të jetë tashmë drejt fundit. Unë e kuptoj, ky është një vendim tepër i vështirë për t’u marrë, por vetëm duhet të kuptohet se sa lumturi e mirënjohje do të sigurohet për një gjë kaq hyjnore…

Leave a Reply

Back to top button