Thenie

“Kur rritemi, e humbasim talentin e të dashuruarit pa kushte”.  Thënie të veçanta nga autorja Nora Roberts

“Disa gjëra në jetë thjesht s’mund t’i kontrollosh dot. Mundet të bësh me to një party, ose një tragjedi”.

“Nëse nuk shkon pas gjërave që do, nuk ke për t’i siguruar kurrë. Nëse nuk pyet, përgjigjia mbetet gjithmonë “Jo”. Nëse nuk bën një hap përpara, do të mbetesh përherë në të njëjtin vend”.

Nëse njeh dikë që e do dhe ajo të do gjithashtu, me dobësitë dhe të metat e tua, çdo gjë duket sikur shkon në vendin e duhur. Dhe nëse i flet dhe ajo të dëgjon, të bën të qeshësh, të mendohesh, të kuptosh se kush je realisht, do të ishe i çmendur mos të doje ta kaloje gjithë pjesën e mbetur të jetës me të”.

“Kur rritemi, e humbasim talentin e të dashuruarit pa kushte”.

A e di në sa mënyra mund të të prekë dashuria? Ajo mundet të të bëjë të lumtur, ose të trishtuar. Mundet të të lëndojë drejt e në zemër. Ajo ose e bën gjithçka më të qartë, ose e zbeh deri në cepa. Të bën tëndihesh si një mbret, ose si një budalla”.

“Zemrat e thyera mund të shërohen. Ndoshta gjurmët mbeten ende aty, si plagë të vjetra, por shërohen. Njerëzit jetojnë dhe punojnë, qeshin dhe ushqehen, ecin dhe flasin me ato plagë”.

“Jeta është si mustaqet. Ato mund të jenë të bukura, ose të shëmtuara. Por gjithmonë të gudulisin”.

Kuptoje se çfarë dëshiron, puno ta arrish atë, dhe sapo ta arrish, vlerësoje se sa vlen”.

“Ne e zgjedhim fatin tonë me çdo vendim, me çdo zgjedhje”.

Një marrëdhënie nuk është diçka që krijohet, apo perfeksionohet brenda ditës. Gjëja më e rëndësishme është të punohet me të dita ditës”.

Back to top button