Në këtë artikull ju sjellim një nga poezitë e autores së famshme Maya Angelou, “Kur ti vjen”, përkthyer në shqip nga Ilir Seci. Bëhet fjalë për një lidhje të fshehtë, një dashuri ndoshta të ndaluar, por që autorja eshijon çdo moment që kalon me personin që do. Kur takohen rrallë (kur ti vjen tek unë i paftuem), ajo përfundon bosh dhe e mërzitur (unë qaj). Kjo është ndoshta historia e dashurisë e shumë të rinjve dhe jo vetëm, e mbajtur e fshehtë për arsye të ndryshime, por që është sa e bukur, aq edhe e dhimbshme pas çdo takimi.
Kur ti vjen
Kur ti vjen tek unë, i paftuem
Tue me grishë me shenja
ndër oda t’kohnave t’shkueme
ku rrijnë ndry kujtimet.
Dhe ti m’ofron, njashtu si fmisë, nji papafingo
ditë të mbledhuna si dromca
Stringla puthjesh të vjedhuna
Xhingrrima dashnish të huazume.
Arkë e mbushun përplot fjalë të mshehta
unë qaj.