Magazine

Kur u shfaqën pyjet e para në Tokë?

Nga më të lartat në Tokë, pemët e kuqe të Kalifornisë, deri tek pyjet më të mëdha tropikale të planetit në Amazonë, pyjet madhështore mund të duken sikur janë të përjetshme. Por ashtu si çdo specie apo ekosistem, edhe ato e kanë një datëlindje.

Në fakt, megjithëse bimët mbërritën për herë të parë në Tokë rreth 470 milion vjet më parë, pemët dhe pyjet nuk u shfaqën deri gati 390 milion vjet më parë. Gjatë këtij intervali, jeta e bimëve evoluoi ngadalë, nga pararendësit gjenetikë të nevojshëm për të prodhuar pemët, të cilat më pas ia kalonin bimëve të tjera, thotë Kris Berri, paleobotanist në Universitetin e KardifitBritaninë e Madhe.

Në vitin 2019, Berri dhe kolegët raportuan për pyllin më të vjetër të regjistruar në një studim të botuar në revistën Current Biology. Ky pyll, i zbuluar në Kajro, një zonë në rrethinat eNju Jorkut, zbuloi se tiparet karakteristike të pemëve dhe pyjeve pra druri, rrënjët dhe gjethet mes një popullate prej dhjetëra bimësh – u shfaqën shumë më herët se sa dyshohej më parë:në periudhën e hershme Devoniane, 385 milionë vite më parë.

Kajro ruante sisteme rrënjësh të fosilizuara të pemëve të lashta, duke përcaktuar se ku do të ishin shfaqur në fillim ato. “Ne nuk shohim fosilet e pemëve, por kemi një hartë të saktë se ku qëndronin ato pemë. Pra ajo që mësojmë është ekologjia e pyllit– thoi ai.

Sipas një raporti, ajo hartë përmban Arkeopteris, një bimë e lashtë që kishte rrënjë të mëdha dhe degë me gjethe, tamam si pemët e sotme. Më herët, gjetja më e hershme e njohur e Arkeopterëve, e kishte përcaktuar shfaqjen e pemëve 20 milionë vjet më vonë.

Zhvillimi i këtyre pyjeve të hershme, varej nga evolucioni i pararendësve për përcaktimin e tipareve të pemëve. Unë mendoj se shkaktari është evolucionar, pra zhvillimi i anatomive që lejojnë degëzime më komplekse”- thotë Berri. Ndërtime të tilla anatomike, u shfaqën pasi bimët kishin evoluar nëpaketën e mjeteve gjenetike për të qenë në gjendje të ndërtoninstruktura të ngjashme.

Për shembull sistemet e hershme të degëzimit, u zhvilluan pak para Devonianit, në periudhën Siluriane (443.8 milion419.2 milion vjet më parë), ndërsa rrënjët e para mbërritën në Devonianin e hershëm. Më pas tiparet e pemës ofruan avantazhe të mëdha, sidomos aftësinë për tu ngritur mbi konkurrentet dhe për të thithur rrezet e diellit.

Megjithatë, disa ndryshime mjedisore mund të kenë bërë të mundur të paktën një veçori të rëndësishme të pemës. Megafilat, gjethet që janë sot të zakonshme dhe që karakterizohen nga damarët e degëzuar, mund të rriten shumë më tepër se paraardhësit e tyre, duke thithur kështu më shumë rrezet e diellit.

Ato u shfaqën për herë të parë rreth 390 milion vjet më parë, por e nisën si bimë të vogla dhe u përhapën vetëm 30 milion vjet më vonë, në fund të epokës Devoniane, sipas një studimi të vitit 2001 të botuar në revistën Nature”. Kjo vonesë ndodhi sepse nivelet e larta të dioksidittë karbonit (CO2) e bënë Tokën shumë të nxehtë për ekzistencën e gjetheve të mëdha megafile.

Ato do t’i thithin shumë rrezet e diellit dhe do të mbinxeheshin. Por rënia e niveleve të CO2 gjatë epokës Devoniane, solli një përfitim të dyfishtë për megafilat:Reduktimet e këtij gazi serrë ftohën e planetin, ndërsa megafilat e mëdha mund të futeshin në më shumë pore të quajtura stomata, për të marrë nivele më të larta të CO2. Gjethe të tilla, ndihmuan më pas nëçuarjen përpara të revolucionit të pyjeve.

Back to top button