Enciklopedike

Kur u shfaqën realisht Homo sapiens-ët

Bashkimi i copëzave të gjëzës, të fazave të ndryshme të evolucionit njerëzor është provuar të jetë një nga përpjekjet më ambicioze shkencore në histori. Janë gjetur vazhdimisht prova të reja që sfidojnë besimet tona. Në vitin 2017, gjetëm diçka që mund të na detyrojë të rishkruajmë plotësisht historinë njerëzore: fosilet 315.000-vjeçare të Homo sapiens.

Ato janë të spikatura për dy arsye: Janë 100,000 vjet më të vjetra se fosilet më të vjetra të mëparshme dhe nuk kanë ardhur nga Afrika Sub-Sahariane. Zbulimi është bërë në një vend arkeologjik të quajtur Jebel Irhoud në Marok pas një gërmimi dhjetëvjeçar. Një ekip i udhëhequr nga paleoantropologu Jean-Jacques Hublin gjeti kafkat, nofullat dhe mjetet, të cilat fillimisht mendohej të ishin të Neandertalit dhe jo më shumë se 40,000 vjeçare. Megjithatë, fauna rrethuese dukej se ishte shumë më e vjetër. Testet e mëvonshme të termolumincencës e vendosën moshën e mjeteve në 315,000 vjet dhe datimi i radiokarbonit tregonte se kockat ishin midis 280,000 dhe 350,000 vjeçare.

Jo të gjithë janë të bindur se eshtrat vijnë nga Homo sapiensët. Paleoantropologia Maria Martinon-Torres tregon mungesën e mjekrrës dhe ballit të gjerë, karakteristike të specieve tona. Është akoma herët të thuhet se çfarë lloj ndikimi do të ketë gjetja në historinë tonë evolucionare. Hublin beson se njerëzit e hershëm formuan popullsi të mëdha, të cilat shpërndaheshin në të gjithë Afrikën, në vend që të ishin të kufizuara në një rajon. Të tjerë kanë sugjeruar se fosilet i përkisnin një specieje arkaike njerëzish që mbijetuan derisa Homo sapiens erdhi nga jugu dhe i zëvendësoi ato. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button