Bota

Kur vjedh ushqime, një njeri që po vdes urie

Screen Shot 2016-05-17 at 14.51.01Gjykata e Lartë e Italisë sapo i ka dhënë një goditje njerëzimit dhe arsyes njerëzore, shkruan Goffredo Buccini në Corriere della Sera. Një ditë në vitin 2011, Roman Ostriakov, një ukrainas i pastrehë, që po vdiste urie, u pikas në një supermarket në Xhenova duke futur djathë dhe salçiçe në xhepa. Më pas ai u dënua me gjashtë muaj burg dhe një gjobë me vlerë 114 dollarë. Dy apelime për të shkurtuar këtë masë drakoniane u hodhën poshtë. Por tani gjykata e lartë e ka shfuqizuar vendimin. E keni lexuar saktë: në një vend ku korrupsioni thith 68 miliardë dollarë në vit, u deshën tre seanca gjyqësore përpara se gjykatësit të ndiqnin arsyen, për vjedhjen e mallrave me vlerë 4.6 dollarë. Në mënyrë sensacionale, gjykata shpalli se nuk është krim për dikë që ndodhet në situatë të vështirë, që të vjedhë sasinë e vogël që i duhet për të mbetur gjallë.

Kjo mund të vendosë një precedent interesant, në një vend ku 600 njerëz bien në varfëri çdo ditë. Kriza po nxjerr më të keqen dhe më të mirën e njerëzve: kemi parë policë zemërmirë që paguajnë nga xhepat e tyre për të shmangur arrestimin e pensionistëve që vjedhin, por që më pas denoncohen. Tani që gjykatësit tanë më të lartë janë vënë në anën e të varfërve, ndoshta mund të biem të gjithë dakord se, të vjedhësh për të qëndruar gjallë, nuk është krim./bota.al

Leave a Reply

Back to top button