01. Vijat Nazca
Ku: Peruja Jugore
Krijuar në: 300para Krishtit-600
Zbuluarnë: Vitet 1930
Këto shenja të jashtëzakonshme në tokë, që paraqesin kafshë dhe bimë – disa mbi 200m të gjata – i kanë intriguar shkencëtarët për dekada të tëra. Disa kanë pohuar edhe se ato pista të lashta për alienët vizitorë të Tokës.
02. Harta e Piri Reis
Ku: Pallati Topkapı, Stamboll, Turqi
Krijuar në: 1513
Zbuluar në: 1929
Si mundi një marinar turk i shekullit 16, të realizonte hartën e Antarktidës – kontinenti nuk ishte vizituar deri në vitin 1818? Eshtë vetëm një prej pyetjeve të ngritura nga kartografia mbresëlënëse e Piri Reisit.
03. Rripi i Chou Chou
Ku: Kinë
Krijuar në: rreth vitit 300
Zbuluar në: 1956
Alumini nuk u krijua deri në shekullin 19. Atëherë, si u krijua ky rrip – i gjetur në varrin e gjeneralit kinez Chou Chou – 15 shekuj më herët, dhe i përbërë nga 85 % alumin?
04. Qyteti i Nan Madol
Ku: Mikronezi
Krijuar në: shekujt 12th–13th
Zbuluar në: Fillim të shekullit 19
Ky qytet dikur madhështor – i pagëzuar “Venecia e Paqësorit” dhe i ndërtuar duke përdorur 250 milion ton blloqe të mëdhenj bazalti në një shkëmb koralor – u realizua pa makineri. Pyetja është: si?
05. Mary Celeste
Ku: Oqeani Atlantik
Zbuluar në: Dhjetor 1872
Kur kjo anije u zbulua pa ekuipazh, në Oqeanin Atlantik, lindi menjëherë një mister i madh detar. A mos e braktisi ekuipazhi anijen nga frika e një shpërthimi, pasi ndienë erën e tymit të alkoolit?
06. Vrasjet e Xhek Rrjepësit
Ku: ëhitechapel, Londër
Kur: 1888
Vrasjet e dhunshme të disa prostitutave në lindje të Londrës shkaktuan një nga misteret më të famshme në histori, teksa policia kërkonte vrasësin e pakapshëm, Xhek Rrjepësin.
07. Shkrimi Rongorongo
Ku: Ishulli i Pashkëve
Krijuar në: Fundin e shekullit të 18
Mbishkrimet në gur dhe tableta druri që janë gjetur në ishullin e Pashkëve, janë në një shkrim të quajtur rongorongo, një përzierje e ideografeve dhe një lloj alfabeti fonetik. Por çfarë do të thotë?
08. Braktisja e Kolonisë Roanoke
Ku: Ishulli Roanoke, Karolina e Veriut, SHBA
Krijuar në: 1587
Një koloni angleze u krijua në Ishullin Roanoke në vitin 1587. Tre vjet më vonë, kur John ëhite u kthye me furnizimet, ai e gjeti koloninë të braktisur, popullsia e saj e zhdukur në mënyrë misterioze.
09. Disku Faistos
Ku: Faistos, Kretë
Krijuar: Mijëvjeçari i Dytë para Krishtit
Zbuluar: 1908
Shkencëtarët janë duke u përpjekur (dhe kanë dështuar) të deshifrojnë kodin në këtë disk balte 15 cm, zbuluar në vendin e një pallati të epokës Minoane të Bronzit – prej më shumë se një shekulli.
10. Aeroplani egjiptian
Ku: Sakara, Egjipt
Krijuar: 2000 para Krishtit
Zbuluar: 1898
Zbuluar në një varr, ky model i spikatur aerodinamik u projektua nga egjiptianët e lashtë, 4000 vjet para se njeriu të mund të fluturonte. /www.bota.al