Horizonti.al

KURIOZITETE / Kockat rezistojnë miliona vjet

Screen Shot 2016-07-21 at 13.50.40

Kockat janë e vetmja pjesë e trupit tonë, që mund t’i rezistojnë kalimit të kohës:kjo ndodh kur shndërrohen në fosile, proces që ndodh kur elementet që përbëjnë strukturën e eshtrave, zëvendësohen nga përbërësit mineralë të pranishëm në mjedisin e fosilizimit.

Mbetjet e ngurtësuara

Është një proces i gjatë dhe i vështirë, por ndonjëherë ndodh dhe kjo i lejoi paleo-antropologëve të studiojnë evolucionin e njeriut nëpërmjet kockave të tij. Fosilet më të vjetra që i përkasin njeriut të llojit Homo datojnë rreth 2.8 milionë vjet më pare, dhe u zbulua në vitin 2013 në Etiopi, në luginën e Afarit:një fosile e pjesshme e një nofulle, ndoshta i Homo Habilis, që daton 500.000 vjet pas shfaqjes së llojit Homo, dhe që i shton një tjetër element historisë së njerëzimit. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button