Sa shpejt duhet udhëtuar për të tejkaluar një rreze drite në Univers? Në autobiografinë e tij shkencore, Albert Ajnshtajni shkruan se në moshën 16-vjeçare, e kishte imagjinuar veten në garë me një rreze drite:nëse mund të mbahet ritmi me rrezen, mendonte ai, drita do të dukej e ngrirë, me fushat e saj elektrike dhe magnetike të ngrira në palëvizshmëri. Një vizion i pamundur, i penguar nga ekuacionet e Xhejms Klerk Maksuellit, të cilat përshkruajnë luhatjet e fushave elektromagnetike, për të mos përmendur faktin se askush nuk ka pasur ndonjëherë përvojën e një drite të ngrirë! /bota.al
Less than a minute