Ajri është një përzierje komplekse gazesh, i përbërë nga azoti (78 përqind), oksigjeni (20 përqind) dhe komponentë të tjerë të pranishëm në sasi të vogla, që përbëjnë atmosferën e tokës. Kjo e fundit e ka origjinën në evolucionin e planetit Tokë, që nga ana e tij e mban rreth vetes falë gravitetit. Pikërisht për shkak të kësaj të fundit ajri tenton të sillet rreth planetit, ashtu si dhe pjesa tjetër e materies në univers bashkohet, duke i dhënë origjinën planeteve individuale, yjeve dhe galaktikave.
Në fakt në sistemin diellor gjendet një lloj boshllëku, i quajtur nga astronomët si “mesi ndërplanetar” që ndan një trup qiellor nga një tjetër, dhe që është e formuar nga një dendësi prej rreth 5 grimcash për centimetër kub në afërsi të planetit tonë, ndërsa rezulton edhe më i vogël dhe për pasojë më i rrallë, teksa rritet distanca nga Dielli. Mesi ndëryjor është në fakt më pak i dendur mes një ylli dhe të tjetri, ndërsa ai intergalaktik arrin pothuajse boshllëkun absolut. /bota.al