- Mushkëritë tuaja kanë të njëjtën sipërfaqe me një fushë tenisi.
- Nuk ekziston asnjë mënyrë për të provuar shkencërisht, se ne nuk jemi pjesë e një simulimi kompjuterik
- Trupi i njeriut nxjerr më shumë nxehtësi për njësi vëllimi, se sa Dielli
- As edhe njëri prej paraardhësve tuaj nuk ka vdekur pa sjellë në jetë një fëmijë
- Acidi i stomakut është i fortë sa për të shkrirë edhe zinkun.
- Në Diell ndodhin tornado zjarri që janë më të mëdha edhe se sa vetë Toka.
- Në të vërtetë ju nuk prekni asnjëherë, asgjë. Ajo që ndodh është që atomet tuaja shtyjnë pas atomet e objekteve të tjerë.
- Truri juaj përbëhet kryesisht nga uji dhe dhjami.
- Uji e përcjell elektricitetin vetëm për shkak të papastërtive të tij. Uji përsosmërisht i pastër nuk do ta përcillte energjinë elektrike.
- Nga 4 forcat bazë (graviteti, forca elektromagnetike, e fortë bërthamore dhe e dobët bërthamore), graviteti është më e dobëta, më e lehta për t’u vënë re, dhe më pak e kuptuara./bota.al
1 minute read