Unë kurrë nuk do të sakrifikoj dinjitetin tim dhe lumturinë time për t’i pëlqyer të tjerëve. Kështu bën një grua e mençur. Ajo beson në barazi, beson në njerëz që plotësojnë njëri-tjetrin, jo në njerëz që, për t’u ndjerë të plotë, absorbojnë energji dhe vitalitet pa dhënë asgjë.
Një grua e mençur është e plotë edhe kur ajo është e vetme.
Kur jeton një marrëdhënie, ajo jep dashuri dhe respekt, por dëshiron të jetë e dashur dhe e respektuar në të njëjtën masë.
Dhe kur nuk ndodh kështu, ajo thjesht thotë jo.
Ajo largohet.
Gruaja e mençur nuk ndjek asnjeri dhe nuk beson se vendi i saj është pas një burri të madh.
Gruaja e mençur, nga ana tjetër, kërkon që dikush të ecë pranë saj. As para as prapa, por së bashku, sepse uniteti është forcë.
Vizioni im i mençurisë bazohet gjithnjë në respektin, ekuilibrin dhe barazinë.
Dhe dashuria mund të bazohet vetëm në reciprocitet.
Sidoqoftë, kurrë nuk kam besuar dhe nuk do të besoj që një grua, e cila i nënshtrohet imponimit të një shoqërie ose individi, është e mençur.
Unë besoj se ajo është e pakënaqur.
Është në rregull nëse dikush jeton kështu e lumtur. Në fund të fundit, kjo është një çështje zgjedhjeje.
Por unë preferoj të jetoj në një botë ku njerëzit nuk i shtrembërojnë disa parime themelore.
Nuk më intereson kush është ekstrem, super-macho. Bëhem intolerante.
Një vizion i barazisë duhet të përqafohet nga gratë.
Ne meritojmë të trajtohemi për atë që vlejmë.
Asnjë zbritje, asnjë mbivlerësim, por ne nuk meritojmë të jemi të dobësuara dhe të zbresim në një rol sekondar si shërbëtore.
Liria jonë dhe lumturia jonë nuk duhet të kushtëzohen nga vullneti i të tjerëve, nga standardet, nga imponimi i të tjerëve.
Gruaja e mençur shmang të gjitha marrëdhëniet sterile, manipulimin emocional, hipokrizinë dhe trillimet.
Gruaja e mençur është një grua që ka mësuar të dojë veten, të ndërtojë forcën e saj hap pas hapi, të ringrihet pas rënies.
E njeh të qarën dhe fuqinë e një buzëqeshjeje.
Gruaja e mençur ka kaluar shumë dhe nuk mund të mos jetë krenare për veten e saj.
Gruaja e mençur nuk lejon askënd ta shkelë, të shkelë parimet e saj, ndjenjat, dinjitetin.
E do veten dhe e respekton.
Asnjë më shumë, asgjë më pak.
/ një mendje e bukur