Tensionet mes Athinës dhe Berlinit mund të jenë të lartë, por Kryeministri grek Tsipras, dhe kancelarja gjermane, Merkeël u shfaqën në një front të përbashkët pas bisedimeve të të hënës. Të dy udhëheqësit ranë dakord për nevojën e luftimit të korrupsionit të përhapur dhe evazionit fiskal në Greqi si dhe folën për plane për uljen e papunësisë. Greqia ka nevojë për reforma të mëdha strukturore, thanë ata. Ky ndryshim, bashkë me një buxhet solid të Greqisë, do të ofrojë themelet për një rikthim tek rritja ekonomike dhe e punësimit.
Plani i shpëtimit të Greqisë ishte në mendjen jo vetëm të politikanëve – Tsiprasi hyri në bisedime mes protestave kundër kursimit. Kancelarja ka marrë vazhdimisht një qëndrim të ashpër ndaj krizës së borxhit grek, duke kërkuar mosndryshim të kushteve të planit të FMN/BE. Sidoqoftë, nuk ishte e qartë nëse udhëheqësit i kishin sheshuar dallimet për reformat ekonomike greke. “Gjermania nuk është përgjegjëse për marrjen e një vendimi për programin e shpëtimit dhe planet e reformave”, tha Merkel. “Pikënisja për punën e mëtejshme është deklarata e bërë nga Eurogrupi në 20 shkurt. Kështu që, ne mund ta diskutojmë atë cështje sot dhe të ndajmë pikëpamjet tona. Por nuk mund të premtoj asgjë, aq më pak likuiditete”.
Dëmshpërblimet
Pretendimi i Greqisë për dëmshpërblime nga Gjermania, që datojnë qysh në kohën e Luftës së Dytë ishte gjithashtu në agjendë. Pas bisedimeve, Tsiprai vendosi theksin në faktorin moral, pavarësisht këmbënguljes së Merkelit se kjo temë është e mbyllur politikisht dhe ligjërisht. “Për grekët, cështje e huave të imponuara të pushtimit dhe dëmshpërblimeve të Gjermanisë nuk është cështje materiale, por morale”, tha Tsiprasi. “Dhe unë besoj se të dy vendet duhet të punojnë së bashku për të zgjidhur këtë cështje morale, e cila i përket si popullit grek, ashtu edhe atij gjerman”.
Po tani?
Tani i përket Komisionit Europian, Bankës Qendrore Europiane dhe Fondit MOnetar Ndërkombëtar që të vlerësojnë listën e reformave të Greqisë. Dhe i takon Eurogrupit të vendosë nëse do i japë një pagesë të hershme Greqisë si pjesë e 7.2 miliardë Eurove të mbetura, që do i krijonin një farë hapësire frymëmarrje ekonomisë greke”. Ekonomistët thonë se është e qartë që Greqia po i afrohet shumë falimentit. Sipas disa të dhënave, vendit mund t’i mbarojnë paratë që në 8 prill… Euronews/Bota.al