Bota

Kush do ta rrëzojë Carin?

Historia e Rusisë tregon se grushtet e shtetit në pallat, ndodhin pothuajse gjithmonë të parat. Revolucioni popullor vjen më vonë

Screen Shot 2016-03-02 at 08.08.46

Nga Karina Orlova

Pesë vjet më parë, kur kryeministri i atëhershëm Vladimir Putin njoftoi se do të marrë sërish postin e presidentit nga Dimitri Medvedev, intelektualët rusë u zhytën në dëshpërim. Ata nuk panë ndonjë fund të afërt të regjimit të Putinit, duke profetizuar se Vladimir Vladimiroviç do të kryente sërish rrokadën e posteve me partnerin e tij të vogël në vitin 2024 për t’u bërë prapë kryeministër pasi të mbarojë mandatin e tij të katërt, një tjetër rokirovka, sikurse njihet në gjuhën ruse një lëvizje shahu.

Pastaj, dy vjet më parë, kur Putin aneksoi Krimenë dhe pushtoi Ukrainën, shumë prej intelektualëve të Rusisë kuptuan se qe fillimi i fundit për Putinin. Atë që shumica e rusëve e cilësonte si një si valle triumfi e Rusisë në skenën botërore, pakica liberale e pa si agoninë e vdekjes të regjimit. Megjithatë kjo në shumicën e rasteve është thënë nën zë. “Putini nuk do të qëndrojë dot në pushtet pas fundit të vitit 2015”- u shpreh një shkrimtar dhe gazetar i shquar rus…

[real3dflipbook id=”990″]

Leave a Reply

Back to top button