Gjatë Luftës së Dytë persiane (480-479 pes), pas tre muajve të rrethimit të qytetit grek të Potideas (Halkidikisë), ndodhi një gjë e pabesueshme. Në një pikë të caktuar, ujit i detit tërhiqej duke formuar një pjesë të thatë të madhe, në të cilën persët e Kserksit (në pikturën më lart, ulur mbi një fron në brigjet e Dardaneleve) ngecnin. Por shpejt, ata u kapën nga një dallgë gjigante që vrau shumë prej tyre. Shkrimtari grek Herodoti, i cili rrëfen episodin, ia atribuon këtë Poseidonit, zotit të detit që ishte kërkuar për të mbrojtur botën Helenike. Sajesë? Në fakt, një studim nga Universiteti i Aachenit, Gjermani, ka sugjeruar së fundmi se kishte qenë një cunam. Shenjat e kësaj ngjarjeje katastrofike, sipas gjeologëve, i gjen në shtresat më të thella në Potidea (Halkidiki). /bota.al
1 minute read