Enciklopedike

Kush e zbuloi në të vërtetë Calculusin?

Screen Shot 2016-07-10 at 08.07.12Calculus është një makineri e fuqishme matematikore për trajtimin e fenomeneve në një gjendje fluksi, nga rrjedha e ujit tek zgjerimi i kozmosit. Si e tillë, një emër të mirë për të do të ishte ‘fluksions’ – një term i shpikur nga Isak Njutoni, një nga dy matematicienët e shekullit të XVII-të që konsiderohet si nga shpikësit e saj, dhe tjetri qe gjermani Gotfrid Laibnic.

Njutoni pra nuk ishte i vetëm në pikëpamjen e tij. Duke e shpikur në fshehtësi në vitet 1660, ai u tmerrua kur Leibniz doli në publik me metoda të ngjashme, duke e zbuluar në mënyrë të pavarur rreth 10 vjet më vonë. Njutoni filloi një fushatë  të pajustifikuar denigrimi kundër Laibnicit, por s’mundi të ndalë përdorimin e emrit të rivalit të tij për këtë teknikë (nga latinishtja “numërimi i gurëve ‘).

Është e njohur tashmë që disa ide themelore mbi këtë makineri qenë hulumtuar shumë më herët. Për shembull, Arkimedi tregoi se si të punohej jashtë një zone të mbyllur, duke e ndarë atë në shirita të vogla. Ky është një truk që shfrytëzoi kalkulimin integral për të nxjerrë në pah efektin e përgjithshëm të një serie ndryshimesh të vogla. Megjithatë, asnjë nga pasardhësit e Laibnicit dhe Njutonit nuk e kuptoi fuqinë e plotë të asaj mbi të cilën ata qenë duke punuar.

Leave a Reply

Back to top button