Enciklopedike

Kush është qyteti më i vjetër në botë?

Screen Shot 2016-07-29 at 07.15.22  Qyteti më i madh i Sirisë, Alepo, është edhe qyteti më i vjetër në botë. Hapësira e tij gjeografike ka qenë e banuar që 8000 vjet më parë, dhe arkeologët vlerësojnë se kulla e zbuluar rreth 25 km nga qyteti aktual , daton rreth 13.000 vjet më parë. Këto të dhëna janë siguruar nga pllakat me shkrimin kuneiform që datojnë që rreth 5000 vjet më parë, dhe  që e përshkruajnë Alepon si një qendër të rëndësishme të botës së lashtë, si në rrafshin ushtarak ashtu edhe atë tregtar.

Që nga viti 1986 qyteti është pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, dhe në vitin 2006 u bë qyteti i parë në Siri që mban titullin “Kryeqyteti Kulturor i Botës Islame”. Në Alepo jeton një popullsi mjaft të larmishme, e përbërë kryesisht nga arabët, turqit, kurdët, armenët dhe çerkezët. Në ditët e sotme, për shkak të luftës, ai është kthyer në një fushëbetejë të vërtetë dhe qyteti është shndërruar në një qytet fantazmë.

Leave a Reply

Back to top button