Personazhe

Kush ishte Karonti, varkëtari që çonte të vdekurit në botën e përtejshme

Në kohët e lashta, të vdekurit varroseshin me një monedhë argjendi me vete, në mënyrë që shpirti i tij të mund të paguante tarifën për varkëtarin që do ta çonte në botën e përtejshme. Ai ishte Karonti, Bir i Errësirës dhe i Natës.

Ai udhëtone pareshtur andej-këtej lumit duke çuar në Had ata që sapo kishin vdekur. Gëzimi i vetëm në punën e tij, ishte mundësia për t’i hedhur nga varka në thellësi të lumit, shpirtrat që nuk kishin monedhë me vete, apo që ishin varrosur në mënyrë të papërshtatshme.

Pushimi i vetëm në monotoninë e detyrës së tij, ishte paraqitja e udhëtarëve të pavdekshëm si Enea dhe Dante. E lindur nga Kaosi, Nyksi ishte Hyjnesha e Natës. Aq e madhe dhe e fuqishme ishte bukuria e saj, saqë edhe Zeusi, Mbreti i Zotave, ishte i magjepsur prej saj. Besohet se Nyks ishte krijuesja e Universit dhe këndonte, ndërsa Adrasteia (e njohur gjithashtu si Nemesis) i bindte cembalit, daulleve dhe kërcente.

Disa thonë se Adrasteia është vajza e vetme e Nyks. Të tjerët thonë se ajo është vajza e Nyks dhe Erebusit, Zoti të Errësirës. Mbi Erbusin dihet shumë pak. Sipas poetit të lashtë grek, Hesiodi, Erebusi është një nga pesë hyjnitë primordiale që ekzistuan që në fillim të Universit.

I pari nga të pestë është Kaosi, dhe Vakumi pa asnjë gjini të përcaktuar, që besohet se ka sjellë 4 hyjnitë e tjera primordiale:Erebus, Nyks, Eter (Drita) dhe Hemera (Dita). Si personifikim i errësirës, ​​Erebusi mund të gjendet në hijet e thella dhe në netët pa Hënë.

Në letërsinë greke, ai përshkruhet më qartë si personifikim i rajonit ku një shpirt hyn menjëherë pasi vdes, por para se të mbërrijë në botën e të vdekurve.

Karonti lindi nga bashkimi i Erebus dhe Nyksit, së bashku me vëllezërit dhe vëllezërit e motrat e tij Thanatos (Vdekja), Ker (Shkatërrimi), Moros (Katastrofa), Hipnos (Gjumi), Moria (Fati), dhe Geras (Mosha e Vjetër). Emri i Karontit, është një variant poetik i termit “charopós”, që do të thotë “me shikim të mprehtë”.

Me shumë gjasa, kjo i referohet syve të ndritshëm ose të etur të një personi afër vdekjes. Përshkrimi pasqyron gjithashtu natyrën e vrazhdë të varkëtarit. Për shembull, Dante e përshkruan atë si “Karont demoni, me sytë si thëngjij të ndezur”.

Karoni shpesh përshkruhet si i shëmtuar, i zymtë dhe i lig. Por ai shfaqet më shumë në literaturë sesa prindërit, apo ndonjë nga vëllezërit dhe motrat e tij. Një nga përmendjet e tij më të hershme, është në tragjedinë satirike greke “Alcestis” të Euripidit.

Sipas zakonit të lashtë grek, të vdekurit duhet të varroseshin siç duhej me një monedhë argjendi nën gjuhën e tyre. Shpirtrat e larguar do të fluturonin për në Had, ndonjëherë të shoqëruar nga i Dërguari i Zotit, Hermes. Ata do të mbërrinin në brigjet e largëta të Akeronit, lumit të të Mjerëve.

Ata që ishin varrosur siç duhet, dhe ishin të pajisur me monedhë, mund të paguanin tarifën e tyre për të kaluar në anën tjetër të lumit. Ata që nuk ishin varrosur, apo nuk u ishte dhënë nga të gjallët tarifa e varkëtarit, detyroheshin të endeshin për 100 vite në brigjet e largëta të Hadit.

Megjithëse njihet kryesisht për përcjelljen e hijeve në Portat e Ferrit, Karonti mund të lundronte në 5 lumenj në botën e nëndheshme:Akeron, Kokitus (Lumi i Vajtimit), Flegeton (Lumi i Zjarrit), Leti (Lumi i Harresës), dhe së fundmi, Stiksi (Lumi i Urryer).

Back to top button