Enciklopedike

Kush ishte Mona Lisa? Sekreti pas buzëqeshjes

Screen Shot 2016-07-07 at 13.51.42Porositur rreth vitit 1503, Mona Lisa e Leonardo da Vincit është ndoshta portreti më i famshëm në botë. Ndërkohë që vetë artisti nuk e përmend fare këtë vepër në shkrimet e tij, janë identifikuar një seri modelesh të mundshme – duke përfshirë, çuditërisht, vetë Vincin – por duket se në fakt përjetëson Lisa del Giocondo, bashkëshorte e një tregtari fiorentin teshash.

Edhe pse nuk është përfundimtare, informacionet rreth familjes dhe vetë piktura të ofrojnë disa dhëna. Rreth kohës kur u autorizua piktura, Giocondos ishin të klasës së mesme dhe një çift  me spirata, që po festonin blerjen e shtëpisë së tyre dhe ardhjen në jetë të një djali – dy ngjarje me vlerë për t’u përkujtuar. Titulli alternative i pikturës ‘La Gioconda’, madje mund të aludojë si për modelen dhe shprehjen e saj të famshme, duke qenë jo vetëm forma femërore e emrit të martesës së Lisas, por përkthehet edhe si “e lumtura”./bota.al

Leave a Reply

Back to top button