Bota

Kush janë Ag Ghali dhe Ansar al Din, xhihadistët që kanë marrë peng Radissonin në Mali

Grupi xhihadist tuareg dhe udhëheqësi i tij, që vazhdojnë të mbajnë nën terror qeverinë e Malit që nga viti 2012, të martën kishin kërcënuar me një mesazh zanor se do të godisnin objektivat franceze në territorin e Malit

radison

Edhe pse ende askush nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë zyrtarisht, më shumë se një detaj duket se konfirmon që prapa blicit në Radisson të Bamakos janë Iyad Al Ghali dhe militantët e tij të Ansar al Din.

Në fakt, të martën e kaluar, lideri xhihadist tuareg kishte shpërndarë një mesazh zanor, me të cilin u bënte thirrje grupeve të tuaregëve në veri të Malit që të mos firmosnin marrëveshjen e paqes me presidentin e Malit, Keita. Në të njëjtin mesazh, lideri i Ansar al Din, duke shprehur gëzimin për sulmet e Parisit, kishte kujtuar se ‘Franca mbetet një armik për t’u mundur”, dhe se si militantët e organizatës së tij janë të gatshëm që të shtojnë sulmet kundër ushtarëve francezë të pranishëm në territorin e Malit. Gjë që e kishte thënë edhen ë tetor, në një tjetër deklaratë të shpërndarë nga ai që mbetet një prej terroristëve më të kërkuar në Francë. Që objektiv i terroristëve ishin mbi të gjitha francezët, kjo duket se konfirmohet edhe prej faktit që shumë nënshtetas francezë ishin të pranishëm në Radisson të Bamakos, ku zakonisht qëndrojnë punonjësit e kompanisë Air France.

Tuaregët i përkasin klanit të Ifoghasve, ndërsa Ag Ghali është një personazh i errët. Në vitet ’90 pati një rol të spikatur në rebelimin e tuaregëve kundër qeverisë qendrore, ndërkohë që në 2003 mori një rol si ndërmjetës pikërisht për qeverinë e Bamakos, për të negociuar me grupin salafit për predikim dhe luftime, lirimin e shumë perëndimorëve të rrëmbyer nga grupi në rajon.

Në vitin 2007, u emërua konsull në Xhedah, në Arabinë Saudite nga ish presidenti i Malit, Toure. Prej këtu u dëbua pak muaj më vonë, për shkak të marrëdhënieve me qarqet islamike të konsideruar të dyshimtë. Por edhe pas këtij episodi, Ag Ghali vazhdon që të ruajë marrëdhënie me funksionarë të qeverisë, dhe, ashtu si konfirmohet nga disa prejkabllogrameve të Uikileaks, me ambasadorin e SHBA në Bamako, të cilit i ofronte në mënyrë konfidenciale informacione për al Kaedën në Maghrebin Islamik. Në vitin 2008 dhe 2010, i ngarkuar sërish nga qeveria e Malit për të ndërmjetësuar, fillimisht për lirimin e disa pengjeve e më pas me forcat e lidhura me AQMI, të pranishme në veri të vendit.

Pavarësisht kësaj, në vitin 2012 është pikërisht Ag Ghali që bëhet katalizatori i aleancës mes tuaregëve dhe forcave xhihadiste, që përpiqeshin të pushtonin veriun e vendit, pasi u dëbua nga MNLA për shkak të simpative të tij radikale islamike dhe faktin që kishte themeluar Ansar Al Din. Grupi i “mbrojtësve të fesë”, i themeluar nga Ag Ghali në 2012, në krahasim me grupet independentistë tuareg ka një element të spikatur fetar dhe ka si objektiv krijimin e një kalifati islamik salafit në rajonin e Azavadit. Grupi militant, i udhëhequr nga Ag Ghali dhe eksponentë të tjerë të rëndësishëm tuaregë, mori pjesë në ofensivën e prillit 2012 në qytetet kryesore të veriut të vendit. Në vitin 2013 u dobësua shumë prej ndërhyrjes franceze, por rezulton ende një prej grupeve xhihadiste më të pranishëm dhe aktivë në Sahel. Ndonëse kërkohet nga shërbimet e gjysmës së botës, tuaregu “i vogël” nga Mali dhe grupi i tij kanë vazhduar që të kushtëzojnë, falë lidhjeve me disa grupe tuaregësh që dialogojnë me qeverinë, mbarëvajtjen e negociatave të paqes në Algjer, mes Bamakos dhe bashkimit të lëvizjeve për pavarësi të veriut të vendit. Një grup që ka vazhduar të kërcënojë me raprezalje kundër Francës, dhe që sot u konkretizuan me sulmin në Radisson.

Një sulm ky, që rihap problemin e sigurisë që lidhet me terrorizmin islamik në rajonin sahelian. Një problem që, për ironi të fatit, duhej të diskutohej pikërisht sot në kryeqytetin e Çadit, N’Djamena, në takimin e G5-ës së zonës: Mauritanisë, Nigerit, Çafit, Burkina Fasos dhe Malit. Presidentit të Malit, Keita, për fat të keq i është dashur të rikthehet menjëherë, pas atentateve./Il Giornale

Bota.al

 

Leave a Reply

Back to top button