Perënditë dhe Perëndeshat e mitologjisë së lashtë skandinave, janë pjesë e një panteoni të njohur kolektivisht si Ezir; këto Zota përfshijnë Odinin, një udhëheqës të cilit herë pas here i referohen si Babai i të Gjithëve, bashkëshortja e tij Frig, perëndesha e amësisë, dhe djali i tyre Tor, Zoti i rrufeve. Në këtë panteon ekzikstojnë edhe perëndi të tjera, duke përfshirë disa që i përkasin një grupi të hershëm të njohur si Vanir.
Ashtu si me traditat e tjera politeiste fetare, perënditë dhe perëndeshat skandinave priren të jenë secili përgjegjës për një zonë të caktuar të natyrës ose jetës njerëzore, dhe kanë tendencë të përshkruhen sikur kanë personalitete të veçanta, përveçse fuqive të tyre të veçanta për aspekte të ndryshme. Për shembull, Loki është Perëndia mashtrues i këtij sistemi besimi, dhe përshkruhet në mitet skandinav si mashtrues dhe i shkaktar telashesh, duke shërbyer si një burim i shpeshtë bezdie për anëtarët e tjerë të Ezirit.
Në një nga historitë, Loki mashtron të verbërin Hodur, Zotin e natës dhe errësirës, duke vrarë vëllain e tij, Baldur, Perëndinë e bukurisë, paqes dhe pranverës. Perëndi të tjera në panteonin skandinav përfshijnë Sif-in perëndeshën e të korrave; Skadin, perëndeshën e dimrit dhe gjuetisë, Heimdall-in, rojtaren e urës ylber në fushën e perëndive, dhe Tirin, Zotin e luftës.
Këto perëndi jetojnë në një fushë të botës tjetër të quajtur Azgard; ura e ylberit në Azgard quhet Bifrost. Disa nga perëndistë e Ezirit, që përfshijnë Frejan, perëndeshën e dashurisë dhe bukurisë, dhe vëllain e saj Frej, Zotin e pjellorisë, kanë qenë më herët anëtarë të grupimit Vanir. Për shkak se gjuha e lashtë skandinave përfshin karaktere që nuk ekzitojnë në gjuhën angleze, këto perëndi dhe perëndesha herë pas here shfaqen me emërtime alternative. /bota.al