Disa thënie të veçanta nga këngëtari italian, Tiziano Ferro:
“Mbaje në mendje se je më i mirë se çdo ditë e trishtë, se çdo ditë e hidhur, se çdo lot i derdhur, se trishtimi që po ndjen…”.
“Do të të thotë se nuk je më i njëjti, sepse nuk do të dinë të të njohin. Pastaj do të të thonë edhe se je më pak i ëmbë, sepse dashuria di edhe të fshihet…”.
“Ti je më i fortë se çdo gënjeshtër dhe nëse njerëzit të lëndojnë, kjo ndodh sepse ti je më i mirë dhe njerëzit e kanë kuptuar këtë gjë”.
“Nëse dikush është larguar prej teje, mos u mërzit. Do të vijë dita, kur ai person do ta mendojë çdo të mirë që ti i ke dhënë. Do të vijë dita, kur ai person do ta kuptojë se çdo gjë e kotë e tij, për ty ishte gjithçka”.
“Të duash nuk është një privilegj, por një aftësi për të qeshur me çdo problem, ndërkohë që kushdo që urren, trembet përballë problemeve”.
“Kush nuk të qëndron pranë në errësirë, nuk e meriton ta marrësh në konsideratë kur të jesh në dritë”.
“Askush nuk është realisht i vetmuar, nëse gjatë natës, edhe pse shumë larg prej tij, dikush e mendon”.
“Dua që të mbash në mendje se edhe nëpër momentet më të vështira të tuat, ta dish se dielli ekziston për të gjithë”.
“Ndoshta çdo gjë nuk shkoi aq mirë sa e mendoje, sepse mund të shkojë shumë herë më mirë nga sa e mendoje. Thjesht ki durim”.
“Gënjeshtrat dhe mashtrimet kanë një datë skadence dhe të gjitha zbulohen në fund. Gjatë asaj kohe, besimi vdes. Përgjithmonë!”.
“Për ty që në defektet dhe imperfeksionet e tua mendon se nuk vlen. Je personi më i bukur dhe nuk duhet të lejosh askënd të të thotë të kundërtën”.