Kleopatra VII, mbretëresha e fundit e Egjiptit të lashtë, fitoi zemrat e Jul Cezarit dhe Mark Antonit, dy prej burrave më të rëndësishëm të Romës. Stëherë, ajo duhet të ketë qenë një bukuri e jashtëzakonshme? Monedhat e saj sugjerojnë se ndoshta nuk ka qenë kështu. Të gjithë e tregojnë në profil me një hundë të gjatë, mjekër të theksuar dhe sy të futur thellë. Sigurisht, monedhat e Kleopatrës pasqyrojnë aftësitë e krijuesve të tyre dhe është krejtësisht e mundshme që mbretëresha nuk donte të shfaqej shumë femërore, në monedhat që përfaqësonin sovranitetin e saj brenda dhe jashtë Egjiptit.
Për fat të keq nuk kemi përshkrim të dëshmitarëve okularë në lidhje me mbretëreshën. Sidoqoftë historiani klasik Plutarku, i cili kurrë nuk e ka takuar Kleopatrën, na tregon se bukuria e saj qëndronte në sjelljen dhe në zërin e saj shumë të bukur. /bota.al