Studimet mjeko-shkencorë, pasi na kanë nxitur të modifikojmë shumë nga zakonet tona të jetës, na fton tani të jemi vigjilentë ndaj rrezikut më vdekjeprurës: qëndrimit ulur…
Nuk mundem më. Pas gjithë asaj që na është kërkuar për të mos bërë, sepse është e dëmshme për shëndetin, pasi kemi humbur vesin e duhanit, pasi kemi hequr dorë nga zdërhallja, nga ushqimet pa vlerë, nga mishi i kuq, ose edhe nga të gjitha produktet me origjinë shtazore, e më tej pakësimi i kripës, makaronave, pijeve, më tej angazhimi në kryerjen e më shumë lëvizjeve fizike, futjes në dietën tonë të ushqimeve integrale, e pesë porcioneve ditore të frutave dhe zarzavateve, tani na del një gjë tjetër; që ka të bëjë me qëndrimin në makinë, përballë kompjuterit ose përballë televizorit. Vetëm fakti i të ndënjurit ulur në vetvete, duket të jetë i dëmshëm sa dhe duhanpirja.
Që të qëndrosh ulur tepër gjatë nuk bën mirë, kjo dihet. Por sa është në të vërtetë e dëmshme u nxorr në dritë nga disa studiues të Univeritetit të Ratisbonës, në Gjermani, pasi kishin shqyrtuar 43 studime ndërkombëtare, që kanë përfshirë në total më shumë se 4 milionë vetë: të qëndrosh ulur për shumë kohë bën keq jo vetëm për shpinën, por edhe për sistemin kardiovaskular dhe për ekuilibrin hormonal. Dhe me sa duket, favorizon deri shfaqjen e kancerit.
Statistikat e kërkuesve tregojnë qartësisht që, sa më gjatë njerëzit të rrinë ulur, aq më i madh është rreziku të sëmuren nga kanceri në zorrë, në mitër, e në mushkëri. Vetëm dy orë në ndenjëse ose në divan shtojnë mundësinë në masë domethënëse, dhe çdo orë e mëtejshme e përkeqëson ndjeshmërisht situatën.
Dhe tani lajmi më i keq: rezultati duket të jetë i pavarur nga aktiviteti fizik në kompleks. Që do të thotë që të qëndrosh i ulur bën keq edhe për ata që mendojnë ta kompensojnë jetën sedentare duke shkuar në palestër ose duke vrapuar. Ka vetëm një rrugë shpëtimi: të ngrihesh pas çdo ore. E më pas ta vësh printerin larg nga tavolina e punës, të telefonosh duke qëndruar në këmbë, të shtendosesh e të shtriqesh, duke ndryshuar pozicionin nga ulur, t’u bësh një vizitë kolegëve…