Para zvogëlimit dhe miniaturizimit të transistorëve, kompjuteri kishte një sistem mjaft të dukshëm përllogaritës si: ingranazhet, akset, rruazat, levat dhe nje lloj burimi energjie për të mirëfunksionuar.
Valadimir Lukyanov ndërtoi diçka të përafërt në 1936, por ai përdoi ujë për krijimin e kompjuterave, që shërbenin për zgjidhjen e pjesshme të disa ekuacioneve. Në fotot e kompjuterit të Lukjanov, dallohen sisteme të komplikuara me tuba të ndërlidhura, nga ku kalonte dhe uji.
Rubinetet rregullues dhe kandelet, e alternonin presionin e ujit (dhe ndryshonin variablat), ndërkohë që rezultati përfundimtar shihej duke matur nivelin e ujit në tuba të caktuara. Kjo shpikje, ndryshe quhej ‘Integrues uji‚ dhe fillimisht u dizenjua të zgjidhte probleme konkrete. Sot gjendet ne Muzeun Politeknik të Moskës./Bota.al