Speciale

Lamtumirë “Defender”, del “në pension” makina e dashur e Fidelit dhe Churchillit

Screen Shot 2015-06-13 at 19.29.12

Defender lamtumirë. Ose, më mirë, mirëupafshim… ekzemplari i fundit i të paoksidueshmit britanik 4×4, është i destinuar të dalë nga fabrika historike angleze e Solihull në 31 dhjetorin e ardhshëm, duke mbyllur një epope të filluar në 30 prill të vitit 1948, në Sallonin e automobilëve të Amsterdamit, kur u prezantuan prototipet e para të Land Rover-it. Makina ishte e destinuar për bujqësinë dhe duhej të ishte prodhuar vetëm për një periudhë të shkurtër, në pritje që Roveri, kompania mëmë, do të montonte makinat 4 vendëshe elegante, të prodhuara pas luftës. Për më shumë, pikërisht atëherë, Land Roveri mburrej për zgjidhje që i gjejmë ende në Defender-at e sotëm, si trupi i makinës në alumin, me shasi të derdhur në çelik.

Linja, edhe sot e vlefshme dhe menjëherë e dallueshme, nuk ishte studiuar nga një qendër projektimi: ajo është përcaktuar në ofiçinë, pasi duhej të realizohej me minimumin e paisjeve, për të qënë e mundur që Land Roveri të montohej me dorë. Faktor që me kalimin e viteve, rezultoi të ishte një bekim për ata që duhej (dhe duhet) të riparojnë këto 4×4: 70% e Land Rover-ëve të ndërtuar janë ende në qarkullim. Një shembull për të gjithë: UKE 80, Land Roveri i dhuruar kryeministrit anglez Winston Churchill në vitin 1954, për tetëdhjetëvjetorin e tij, më pas i përdorur në një fermë deri në vitin 2012, pra ende funksionues, doli në ankand dhe është vlerësuar për më shumë se 200 mijë euro.

Dalja nga skena e Defender-it lajmërohet nga Land Rover-i me goxha stil. Midis iniciativave të panumërta, hapja ndaj publikut në fabrikën e Solihull të një zone në të cilën është riprodhuar zinxhiri i parë i montimit Land Rover, me shumë punëtorë me uniformë të kohës dhe makineri historike: “Turi i kujtimit të Defender-it” kushton rreth 60 euro. Një vlerësim i drejtë, dedikuar një mjeti që ka mbetur në krye të detyrës për plot 67 vite.

Pothuaj pas vetëm një vit nga fillimi i prodhimit, për fuoristradën Rover ishte kryer një gabim trashanik planifikimi: ajo që duhej të kishte qënë vetëm një zgjidhje e përkohshme, për të mbajtur punëtorët të zënë me punë, në pritje të modeleve të reja, në realitet ishte kthyer tashmë në një fenomen tregtar, me porosi që ishin më shumë se dyfishi i automjeteve të prodhuar. Kjo megjithatë nuk shërben për të ndryshuar sjelljen e kompanisë, që e “shihte” për një kohë të gjatë me përbuzje Land-in. Vetëm në vitin 1959, me rastin e nxjerrjes në treg të Serisë II, bëri ndërhyrje vetë qendra e projektimit të këtyre makinave, duke rekomanduar gjithësesi të kufizoheshin ndërhyrjet në minimumin e nevojshëm…

Praktikisht, rregullimet ishin modeste, por doli pamja që ende sot dallon Difender-in. Landi u bë shumë i kërkuar. Kudo dhe nga kushdo. Fidel Castro mori një të tillë dhe e shndërroi në vendkomandë të lëvizshme gjatë “Revolucionit”; Erich Honeckeri, babai i Gjermanisë Lindore, përdorte disa me karroceri speciale gjatë daljeve për gjueti; mbretëresha Elisabeta e Anglisë e përdorte për paradat e gjuetisë (siç shihet në filmin Mbretëresha); nuk ka patur kantier afrikan, australian, ose amerikano-jugor, ku Land Roveri nuk ka ofruar shërbimet më të përunjura dhe thelbësore.

Udhëtarë, shkencëtarë dhe eksploratorë e bënë makinën e tyre të zgjedhur, për të mos folur për forcat e armatosura të pothuajse të gjithë botës. Land Roveri fitoi, falë Camel Trophy-t, edhe simpatinë e të apasionuarve të sporteve motorristike. Duke demonstruar se di të mbijetojë edhe në kohëra jo shumë të mira për fuoristradën “pak si shumë agresive”.

Kështu dalja nga skena bëhet edhe një rast i mirë tregtie: nga Defender-i i fundit janë realizuar tre variante speciale – Heritage, Adventure dhe Autobiography. “CdS” – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button