“Lamtumirë” është një poezi nga Robert Burns dedikuar dhimbjes së një ndarjeje. Bëhet fjalë për njëdashuri të njëanshme, ku autori e do shumë vajzën, ndërkohë ajo e braktis për dikë tjetër. Robert Burns i shkruan gjithsesi me ndjenja, duke i treguar se do të vazhdojë të jetojë me kujtimet që ka pasur me të. Autori na ka dhuruar një poezi prekëse në çdo varg, aq sa na bën ta ndiejmë bashkë me të dhimbjen që ai ndjen.
“Lamtumirë”
E dashur, lëri orët e ndarjes të pikojnë vetminë mbi ne,
le të numërojmë çastet e humbura të vetëm,
dhe shpirtrat le ta kuptojnë nëse gjetën
tek njëri-tjetri ndonjëherë strehë.
Pra, le të endet dhimbja në shpirtrat tanë egoist,
le të thyhet amalgam i fundit që na bashkon!
Ti mos qesh kur të më shohësh duke qarë si fëmijë,
sepse dashuria e patrembur burrërinë e rrëzon.
Lamtumirë! Lamtumirë, e dashur,
tani pas po shkoj të numëroj orët e lumtura bashkë,
po shkoj të numëroj puthjet e përmalluara,
kohën time askush nuk do ta vrasë.
Veç ca puthje do vjedh për buzët e dëshpëruara.
Sigurisht, ti në një zjarr tjetër je duke u ngrohur,
në një zjarr përkëdhelish që trupin ta ftoh,
por gjithsesi unë të fal, të fal kur ti mizorisht vetveten lëndon.
Heshtja le t’i thyejë dyert e harrimit,
që kujtimet me ty mos t’i harroj asnjëherë.
Me uiski le të dehem, ta pi vetminë e gjatë.
Të çirrem, të ulëras, të mallkoj. Lamtumirë prapë!