Disa thënie të mençura nga një njeri tepër i mençur, Steve Jobs…
“Le të fillojmë të mendojmë për të nesërmen, në vend që të shqetësohemi për atë që ndodhi dje”.
“Ti mund të ndëtosh vetë gjërat e tua dhe kur të zbulosh se njerëzit e tjerë do të nisin t’i përdorin ato, nuk ke për të qenë më i njëjti person”.
“Unë gjithmonë i këshilloj njerëzit: “Mos prisni! Bëjeni diçka kur jeni të rinj, kur nuk keni asgjë për të humbur”. Mbajeni përherë këtë gjë në mendje”.
“Mos e merr gjithçka shumë seriozisht. Nëse do ta jetosh jetën tënde në mënyrë krijuese, si një artist, nuk duhet të shohësh shpesh pas. Ti duhet ta marrësh çdo gjë që ke bërë gabim dhe ta hedhësh pas krahëve”.
“Gjëja më e rëndësishme është të kesh guximin të ndjekësh zemrën dhe intuitën tënde. Ato e dinë se çfarë dëshiron ti të bëhesh. Çdo gjë tjetër duhet të jetë sekondare”.
“Nuk më intereson të jem njeriu më i pasur në varreza. Të shkoj në shtrat në darkë dhe të them se kemi bërë diçka të mrekullueshme, kjo ka rëndësi për mua”.
“Mos e lejo zërin e opinioneve të të tjerëve të mbysin zërin tënd të brendshëm”.
“Puna jote do të zërë një pjesë të madhe të jetës tënde, ndaj mënyra e vetme për të qenë vërtet i kënaqur, është të bësh atë që mendon se është punë e mirë. Mënyra më e mirë për të bërë punë të mirë, është të duash atë që bën. Nëse nuk e ke gjetur një punë të tillë, vazhdo kërko dhe mos u dorëzo”.
“Pothuajse gjithçka, gjithë pritshmëritë e jashtme, gjithë krenaria, gjithë frika e vënies në siklet, apo dështimit, këto gjëra të gjitha zhduken përballë fytyrës së vdekjes, duke lënë vetëm çfarë është vërtet e rëndësishme…”.
“Gjëja e vetme që ke në jetën tënde, është koha. Nëse e investon këtë kohë tek vetvetja për të pasur eksperienca të mëdha që do të të sigurojnë sukses, atëherë nuk ka mundësi që ti të humbasësh”.
/ një mendje e bukur