Në 12 prill, 1961 kozmonauti Juri Gagarin u bë i pari që fluturonte në hapësirë. Një sipërmarrje, që shënoi fillimin e udhëtimit hapësinor të njeriut.
Gagarin u nis nga Kozmodromi Baikonur, i cili në atë kohë ndodhej në territorin e Bashkimit Sovjetik, ndërsa sot është në Kazakistan.
Me “Vostock 1”, Gagarini kreu një orbitë përreth Tokës. Më pas, ai u lëshua nga kapsula në një lartësi prej 7000 metra, dhe zbriti me parashutë në Tokë.
Fluturimi ishte një tjetër fitore sovjetike në “garën e hapësirës”, midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë komuniste, pas fluturimit të Sputnik 1 në vitin 1957. Konkurrenca në fluturimin hapësinor mes dy superfuqive përfundoi vetëm në korrik të vitit 1969, kur Apollo 11 zbriti në Hënë.
Në Rusi, por jo vetëm, Gagarini vazhdon të brohoritet si hero.
“Gagarini – siguron astronauti zviceran Claude Nicollier – zë një vend të veçantë në mendjen e astronautëve dhe kozmonautëve. Në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar ndodhet një portret i Gagarinit, që sheh të gjitha banorët e Stacionit. Ai hapi dyert e hapësirës për të gjithë ne”.
Ish-drejtori shkencor i ESA-s, Roger-Maurice Bonnet kujton përgatitjen për fluturimin e Gagarinit: “Ishte me të vërtetë një operacion me një rrezik total. Ishte ajo që na pëlqente, kur ndodheshim atje. Ne ishim të rinj. Isha vetëm 24 vjeç dhe dukej gjë e jashtëzakonshme për mua … dhe në të vërtetë kështu ishte!”
“Kur mendoj jetën e Gagarinit, mbetem gjithmonë i mbresëlënur – shton Claude Nicollier. Ka pasur një jetë të vështirë. Ai vinte nga një familje shumë modeste, ishte vetëm 27 vjeç kur e bëri atë fluturim”.
Teknologjia e kohës ishte bazike, në krahasim me pajisjet moderne. Frika ishte se Gagarini mund të vdiste në hapësirë.
“Ne nuk ishim fare të sigurt që një qenie njerëzore nuk do të ndohej keq – kujton Nicollier – kishim arsye të forta për të imagjinuar që ai do të mbijetonte, sepse qeni Laika kishte mbetur gjallë për një kohë në orbitë. E njëjta gjë ndodhi me Ham, shimpanzejaa që u përdor nga amerikanët. Pra, ne mund të parashikonim që një qenie njerëzore do të kishte mbijetonte, por kishte shumë e shumë pikëpyetje të tjera”.
Pas kthimit në Tokë, Gagarini u brohorit me parada dhe festime, duke u bërë një ikonë e Bashkimit Sovjetik. “Rreziku, suksesi dhe fytyra e Gagarinit … ishte simpatik, ishte shumë i ri – shpjegon Bonnet – ishte i biri i një marangozi të një fshati të vogël. Pra, ishte i përsosur për Nikita Hrushovin, ishte me të vërtetë demonstrim i atij që mund të ishte një kozmonaut sovjetik”. /euronews – www.bota.al