Enciklopedike

Legjenda që janë ndoshta reale: Flijimi i fëmijëve në Kartagjenë

Screen Shot 2016-07-01 at 11.27.41

Për shekuj me radhë, historitë e kartagjenasve që sakrifikojnë fëmijët e tyre, janë hedhur poshtë si një propagandë e shpërndarë nga grekët dhe romakët. Megjithatë, në fillim të shekullit të XX-të, arkeologët filluan gërmimet në vendbanimet dhe varrezat kartagjenase të njohura si tofete. Ato përmbannin kockat e djegura të fëmijëve të vendosur në turra druri, dhe të varrosur nën gurrët e varreve.

Deri kohët e fundit, studiuesit pohohin se ato ishin eshtrat e foshnjave të dashura, që patën vdekur gjatë apo menjëherë pas lindjes. Për të qenë të sinqertë, ka ende studiues të cilët e besojnë këtë. Megjithatë, studiuesit që pretendojnë se varrezat i kanë shërbyer një qëllimi më të keq, kanë prezantuar dëshmi bindëse vitet e fundit.

Ata flasin për mbishkrimet në varreve e njerëzve të bekuar nga zotat. Ndërsa turra të caktuara të druve përmbanin eshtra kafshësh, të cilat i ofroheshin pa dyshim për nder të perëndive, ato paraqiteshin në të njëjtën mënyrë si turrat me mbetjet njerëzore. Mbështetësit e hipotezës shprehen gjithashtu për një anomali statistikore. Ndërsa janë gjetur qindra nga këto mbetje, ato nuk janë afër të mjaftueshmes, duke pasur parasysh vdekshmërinë e lartë foshnjore të asaj kohe, nëse tofetet do të ishin vërtetë vetëm varreza për fëmijët.

Kartagjena qe një nga qytetet më të mëdha të historisë së lashtë, por në këto varre kryheshin mesatarisht 25 funerale në vit. Ndërsa flijimi i fëmije ishte diçka e pazakontë në botën e lashtë, nuk qe një tabu e pamendueshme që disa historianë të përpiqen t’i portretizojnë ato duke përdorur standardet tona moderne. Disa madje mendojnë se kartagjenasit e parë u larguan nga shtëpia e tyre origjinale në Feniki, për të qenë në gjendje të praktikonin këtë rit të turpshëm fetar. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button