Enciklopedike

Legjenda që janë ndoshta reale: Kolonat e varura në tempullin Lepakshi

Screen Shot 2016-07-01 at 11.29.56India është e bekuar me shumë tempuj interesantë dhe të frikshëm. Nga të gjithë tempujt e Indisë, ai në Lepakshi është ndoshta më intriguesi. Kjo strukturë fetare, e cila është ndërtuar

gjatë shekullit XVI-të, ka 69 kolona të zakonshme dhe një shtyllë të madhe. Kjo shtyllë e jashtëzakonshme nuk prek tokën, por varet nga tavani. Është shumë e zakonshme për guidat lokale të zbavisin turistët, duke kaluar degë peme apo gazeta nëpër këtë shtyllë misterioze. Tempulli Lepakshi është ndërtuar nga dy vëllezërit, Verana dhe Virupana në vitin 1583, dhe gjenden në distriktin e Anantapurit në pjesën jugore të Andra Pradesh.

Shtylla e varur e tempullit është ndërtuar “falë inxhinierëve gjenialë të lashtë dhe mesjetarë që ndërtonin tempujt”. “Për shekuj me radhë, disa ekspertë janë përpjekur të zgjidhin misterin e shtyllës së varur të Lepakshit. Më i njohuri qe një inxhinier britanik i periudhës koloniale. Gjatë procesit të zbardhjes së sekretit të shtyllës së famshme, ai pa dashje e zhvendosi nga pozicioni i saj origjinal. Fatmirësisht shtylla nuk pësoi asgjë, por inxhinieri dështoi. Ende sot e kësaj dite, pavarësisht njohurive inxhinierike të avancuara dhe pajisjeve moderne, shkencëtarët nuk e kanë zbuluar akoma sekretin e mbështetjes së shtyllës që sfidon edhe ligjin e gravitetit. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button