Enciklopedike

Legjenda që janë ndoshta reale: Vikingët e etur për gjak

Screen Shot 2016-07-01 at 11.24.29Për shekuj me radhë, Vikingët janë konsideruar si barbarët gjakatarë, të cilët plaçkitën qytetet në të gjithë botën. Legjenda e përhapur mbi mizoritë e tyre, u ka dhënë një reputacion mjaft të frikshëm. Megjithatë, kohët e fundit ka pasur një lëvizje për t’i portretizuar në një këndvështrim më të moderuar. Sapo lindi kjo ide, studiues të tjerë filluan të shpërbëjnë mitet, duke shqyrtuar dy aspekte të reja të jetës së Vikingëve- skllavërinë dhe sakrificën njerëzore.

Kërkime të reja sugjerojnë se skllavëria ka luajtur një rol të rëndësishëm në ekonominë e Vikingëve. Një gjeograf arab përmend tregtisë e skllevërve nga Vikingët në vitin 977 Pas Krishtit. Burime të tjera flasin për Skandinavinë, si një qendër e skllevërve evropiano-veriorë, dhe që shtrihej deri në Mesdhe dhe Lindjen e Mesme. Disa historianë besojnë se skllavëria qe një nga motivet kryesore për bastisjet e tyre.

Natyra detare e vikingëve krijoi një kërkesë për pëlhurë për velat e anijeve, çka i zhvendosi ata drejt një shoqërie më agrare. Disa nga vendbanime e mëdha të lashta, mendohet tani se kanë qenë plantacione ku punonin skllevërit. Rrëfimet mbi flijimet e njerëzve nga ana e Vikingëve, janë debatuar prej një kohe të gjatë. Saga nordike përmend Odin që kërkon një sakrificë të tillë, por kjo është konsideruar si legjendë.

Vetëm në një rast, arkeologët gjetën një vend kurbanesh në Treleborg, ku fëmijët dhe kafshët vriteshin dhe hidheshin poshtë një pusi, së bashku me bizhuteri dhe vegla të ndryshme. U gjeten edhe varre vikinge, me skeletets që kishin kokë të prera por që nuk qenë të përafërta me mbetjet e tjera. Kjo e bën të mundshme që skllevërit të flijoheshin kur vdisnin zotërinjtë e tyre, dhe varrosesin se bashku me trupat e tyre./bota.al

Leave a Reply

Back to top button