Horizonti.al

Legjendat antike rreth sekretit të pavdekësisë: Amrita, Ambrozia, Soma dhe Nektari

Screen Shot 2016-04-20 at 09.18.40

Sipas Rigvedas, një koleksion i himneve të lashtë vedike që janë një gur themeli në Hinduizëm, Amrita është një pije që të fal pavdekësinë. Në hinduizëm dhe tradita të tjera, ajo njihet edhe si Soma. Indra, Zoti i qiellit, dhe Agni, Zoti i zjarrit, pi Amrita për të arritur pavdekësinë. Pasi konsumojnë substancën misterioze, ata thonë:”Ne pimë Soma dhe u bëmë të pavdekshëm; kemi arritur dritën, zbuluam Zotat. Tani çfarë keqdashje mund të na dëmtojë? Çfarë, o i Pavdekshëm, është mashtrimi i njeriu vdekatar?‘(Rigveda 8.48.3).

Ka dhe shumë referenca të tjera për Amrita-n dhe Soma-n gjatë teksteve Hindu, Zoroastriane dhe indo-evropiane. Ambrozia, ushqimi i pavdekësisë së perëndive greke, është e ngjashme me Amrita-n. Ato vijnë nga e njëjta rrënjë indo-europiane, “n-mr-to”, që afërsisht përkthyer si “jo-vdekje”. Në mënyrë të ngjashme, pija greke e perëndive, Nektari, fjalë për fjalë përkthehet në (Nek) vdekje  dhe ( Tar) tejkalim, pra tejkalimi i vdekjes.

Sipas disa traditave jogike, Amrita mund të çlirohet nga gjëndrra e hipofizës gjatë meditimit të thellë. Ndërsa konsumi i Amrita-s nga ana e njerëzve është diçka e zakonshme në tekstet tradicionale, informacioni se ku merret ajo ka humbur. Është pa dyshim një bimë ose kërpudhë. Udhëzimet për përgatitjen e saj përfshijnë përzierjen e pjesëve të bimës në ndonjë ushqim, apo nxjerrjen e lëngjeve.

Ndonjëherë ajo filtrohej përmes leshit, dhe përzihej me qumësht lope para konsumimit. Ashtu si Këpurdha e Pavdekësisë, për të thuhej shpesh se rritej në mal. Ndërsa ekzistojnë dëshmi të detajuara, identiteti i vërtetë i Amrita-s ka humbur. Sot, disa ritualet indiane përfshijnë lutjet, ku i kërkohet ndjesë Zotave për mungesën e Amrita-s.

Shkencëtarët, historianët dhe shamanët, kanë spekuluar mbi identitetin e bimës Amrita. Për shkak të përvojave shpirtërore të lidhura me konsumin e Soma-s, supozohet zakonisht të jetë enteogjenike, pra që shkakton ndryshimin e vetëdijes. Shumë antropologë thonë se bëhët fjalë për Fly Agaric (Amanita Muscaria), një kërpushë e butë haluçinogjenike, e përdorur gjerësisht nga shamanët e Siberisë.

Etnobotanisti Terenc Mekena, beson se Amrita mund të jetë Psilocybe Cubensis, një kërpudhë haluçinogjenike që rritet tek bajga e lopës. Lopët shpesh cilësohen si “mishërim i Soma-s” në letërsinë vedike. Disa, si Mekena, kanë deklaruar se P. Cubensis është përgjegjës për ngritjen e lopëve në statusin e të shenjtës në kulturën Hindu.

McKenna dhe etnobotanistë raportojnë për pak ose aspak efekte nga kërpudha Amanita Muscaria, të bindur se më e fuqishmja P. Cubensis është një kandidate më e mundshme. Të tjerë besojnë Amrita rrjedh nga një bimë e gjinisë Efedra. Ato janë përdorur gjerësisht nga komunitetet Zoroastriane të Iranit, mjekësia tradicionale kineze, dhe farmaceutika moderne. Bimët Efedra përmbajnë Efedrin dhe pseudoefedrinën, të cilat janë kimikisht të ngjashme me metamfetaminën dhe veprojnë si stimulues dhe frenues të oreksit.

Bimët Efedra janë përdorur gjithashtu tradicionalisht për trajtimin e presionit të ulët të gjakut. Në vitin 2003, arkeologu Viktor Sarianidi pretendoi se kishte gjetur mjetet që përdoreshin për përgatitjen e Soma-s në një vend në Baktria (në Afganistanin e sotëm). Kjo nuk u verifikua nga burime të tjera akademike, por sipas Sarianidit, enët përmbanin mbetje të Efedras, Popit, dhe Kanabisit. Padyshim që këto përbërës do të krijonin një gjendje të ndryshuar të ndërgjegjes, nëse përgatiten siç duhet, dhe janë të gjithë të lindura në rajonin ku Soma është më e shenjtë./bota.al

Leave a Reply

Back to top button