Shkence

Legjendat e Darvinit, “babait” të Evolucionit

Numri i miteve dhe legjendave mbi Çarls Darvinin duket se po rritet me kalimin e kohës. Një prej më të zakonshmeve është ajo sipas të cilës, është e pamundur të besosh në Zot dhe në evolucion në të njëjtën kohë. Kjo legjendë është forcuar ndoshta prej vrullit antifetar të ateistëve të zellshëm. Por fakti është se, është e mundur të besosh në Zot dhe në evolucion. Kjo është po aq e vërtetë sot, sa edhe në kohën e Darvinit. Shumë njerëz i shkruanin Darvinit për t’i bërë këtë pyetje dhe atij i erdhi në majë të hundës. Po, u përgjigjej ai, mund të besosh tek të dyja. Dhe për ta demonstruar u jepte një listë me shkencëtarë të famshëm, që bënin ekzaktësisht këtë gjë.

Një tjetër legjendë e përhapur është se Darvini kishte kaq shumë frikë, se cilat do të ishin reagimet për teorinë e tij, saqë e mbajti të fshehtë për 20 vite. Përkundrazi, kur u përgjigjej më vonë pretendimeve se e kishte ekzagjeruar origjinalitetin e Mbi Origjinën e Specieve, para se të botonte në 1859, ai thoshte: “Kam folur më parë me shumë natyralistë për temën e evolucionit, dhe asnjëherë nuk kam ndeshur në një dakordësi”. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button