Horizonti.al

Legjendat e lashta për përjetësinë: Lingzhi, kërpudha e pavdekësisë

Screen Shot 2016-04-20 at 09.15.31

Vdekshmëria e ka torturuar vetëdijen tonë qëkur njeriu dëshmoi vdekjen e pare, dhe kuptoi mundësinë e vdekjes së vet. Pashmangshmëria e vdekjes dhe spekullimet mbi natyrën e botës së përtejme, kanë qenë gjithmonë objekt i obsesionit për mistikët dhe filozofët. Për shumë kultura, vdekshmëria është një nga cilësitë kryesore që e ndan njerëzimin nga Zotat.

Ndërsa njerëzit lindin, i nënshtrohen vullnetit të natyrës dhe vdesin, Perëndive e popujve të hershëm dhe perënditë e sotme cilësohen zakonisht si të pavdekshme; imune ndaj errësirës që e pret çdo burrë dhe grua. Natyrisht, rrëfimtarët më të hershëm dhe njerëzit e shenjtë ëndërruan për mënyrat se si të  bëheshin të pavdekshëm. Në mitologjitë në mbarë botën, njerëzit që arrijnë pavdekësinë janë konsideruar shpesh si Perëndi apo që posedojnë cilësitë e tyre.

Një nga veprat më të hershme të letërsisë, Epi i Gilgameshit i shekullit XXII P.E.S, fokusohet

në kërkimin e heroit për pavdekësinë. Në disa tradita, pavdekësia është dhënë nga vetë Zotat. Herë të tjera, një njeri normal do të dëshifronte sekretet alkimike të fshehura tek materialet natyrore, çka e pengoi vdekjen e tij. Sipas antikëve, të fshehtat e pavdekësisë mund të gjenden në Tokë, në Hënë, apo edhe në vetë oborrin tuaj mbrapa shtëpisë.

Lingzhi, kërpudha e pavdekësisë

Alkimistët kinezë shpenzuan shekuj me rradh, në përpjekje për të prodhuar Eliksirin e jetës. Ata porositeshin shpesh nga Perandori, dhe eksperimentonin me gjëra të tilla si mërkuri toksik, ari, squfuri dhe bimë të ndryshme. Formulat për prodhimin e barutit, squfurit, nitratit të potasit dhe karbonit qenë fillimisht përpjekje për krijimin e Eliksirit të pavdekësisë.

Mjekësia tradicionale dhe alkimia e hershme kineze, janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën, dhe përdorimi i bimëve, kërpudhave dhe mineraleve në formulat e jetëgjatësisë praktikohet edhe sot. Që në fillim të vitit 475 P.E.S, tekstet kineze i referohen Kërpudhës së Pavdekësisë, një përbërës kyç në Eliksirin e jetës. Lingzhi, e përkthyer fjalë për fjalë si “Kërpudha supernatyrale”, është kërpudha më e vjetër e njohur e përdorur në mjekësi.

Sipas “Librit të Han”,  “Mjeshtërit e Ezoterikës”; alkimistët; magjistarët”, të njohur ndryshe si Fangshi njihnin disa vende të fshehta në malin Penglai ku rritej Lingzhi. Disa perandorë të dinastisë Qin dhe Han, dërguan ekspedita të mëdha në kërkim të një kërpudhe të mirëfilltë që garantonte pavdekësinë, por pa asnjë sukses.

Edhe pse nuk ka dëshmi historike se dikush e arriti në fakt pavdekësinë falë kërpudhës Lingzhi, specie të ndryshme përdoren në mjekësisë tradicionale kineze edhe sot e kësaj dite.

Një specie, Ganoderma Lucidum, prodhon acidin ganoderik. Kjo substancë është e ngjashme në aspektin molekular me hormonet steroide. Ajo mund të ketë një shumëllojshmëri përdorimesh mjekësore, nga balancimi i nivelit të kolesterolit në gjak tek shërimi i plagëve të ndryshme./bota.al

Leave a Reply

Back to top button