Enciklopedike

Legjendat që ndoshta janë reale / Fundosjet e anijeve pirate

Screen Shot 2016-07-01 at 11.20.30Legjendat mbi pasuritë e fundosura të piratëve, kanë ngacmuar gjuetarët e thesarit për shekuj me radhë, dhe pa dyshim do të vazhdojnë ta bëjnë këtë edhe në të ardhmen. Në epokën moderne, zbulimi më i rëndësishëm ndodhi në vitin 1984, kur u gjendën mbetjet e anijes së mbytur “ëhydah”, që drejtohet dikur nga kapiteni “Semi i Zi” Belami.

Jo vetëm që gjetëm prova konkrete të identitetit të saj, por edhe thesari i vërtetë pirat përbëhej nga më shumë se 100.000 copa ari. Në vitin 1996 një kompani private zbuloi mbetjet e anijes famëkeqe pirate ”Hakmarrja e Mbretëreshës Ana”. Dikur e drejtuar nga Mjekërziu, ajo ishte një nga anijet më të armatosura rëndë që lundronte në 7 detra.

Nxjerrja e saj nga humnera ishte një proces i ngadaltë dhe i vazhdueshëm. Ndryshe nga “ëhydah”, ”Hakmarrja e Mbretëreshës Ana” nuk kishte asnjë thesar në bord, dhe historianët besojnë se Mjekërziu mund ta ketë mbytur qëllimisht anijen. Në vitin 2012, një relike që besohet se i përkiste anijes “Port-o-Prins” u gjet në ujërat Tongane.

Sipas legjendës, mbreti Ulukalala dhe njerëzit e tij, masakruan ekuipazhin dhe e fundosën anijen, bashkë me shumicën e thesarit së saj, pasi më parë kishin marrë hekurin. Nëse kjo rezulton të jetë e vërtetë, do të konfirmonte një kapitull të rëndësishëm në historinë Tongane. Graali i Shenjtë i piraterisë mbetet thesari i kapitenit Kid, dhe vitin e kaluar u menduan se më në fund e gjetën edhe atë. Një relike që besohet se i përket galerës “Kidd Adventure” u gjet së bashku me një 50 kg shufra argjendi. Mjerisht, më vonë rezultoi se 95 përqind e lingotave kishin humbur gjatë ndërtimit të portit. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button