KultureYour Life

Leksione për jetën, nga veprat e artit

“Gotë veneciane e shekullit 14”

Clear glass stemmed glasses

SERIA: Vepra arti që mund t’ju ndihmojnë të jetoni
Shumicës prej nesh na vjen e natyrshme që ta mendojmë muzikën si terapi. Pothuajse të gjithë jemi DJ të shpirtërave tanë, të shkathët për të zgjedhur copëza muzikore që do të rrisin apo ndryshojnë për mirë humorin tonë. Megjithatë, pak prej nesh mendojmë që ta kërkojmë këtë gjë tek artet pamorë. Shumë pak prej nesh përfshijnë pikturën apo skulpturën në jetët tona emocionale.

Kujdesi!

Punishtet e qelqit në Venecia u bënë të famshëm në periudhën e mesjetës pasi prodhonin objektet më të sofistikuar, delikatë dhe transparentë të qelqit që kishte njohur ndonjëherë njerëzimi. Në pjesën më të madhe të kohës, na duhet të jemi të fortë. Nuk duhet që ta shfaqim brishtësinë tonë. Këtë gjë e kemi ditur që kur ishim fëmijë kopështi. Gjithmonë e kemi një anë tonën që është e brishtë, por e mbajmë shumë të fshehtë. Megjithatë, qelqi venecian nuk është se kërkon falje për dobësinë e tij. Ai e pranon delikatesën. E bën botën të kuptojë se mund të dëmtohet shumë kollaj.
Qelqi nuk është delikat për shkak të një mangësie, apo gabimi. Nuk është se prodhuesi po përpiqej që ta bënte të fortë dhe pastaj – për një budallallëk të tijin – përfundoi duke bërë dicka që edhe një fëmijë mund ta prishë. Eshtë i brishtë dhe dëmtohet lehtësisht, si pasojë e faktit që ka kërkuar rafinimin dhe për shkak të dëshirës për të pranuar dritën e diellit dhe dritën e qiririt në thellësinë e tij. Qelqi mund të ketë efekte të mrekullueshëm, por cmimi për këtë është brishtësia. Eshtë detyrë e qytetërimit të lejojë forma më delikate të veprimtarisë njerëzore, me qëllim që të lulëzojë. Të krijojë mjedise ku nuk është problem të jesh i brishtë. Eshtë e qartë se gota mund të thyhet, kështu që ajo të detyron t’i përdorësh me butësi duart. Eshtë në fakt një rrëfim moral për butësinë, që rrëfehet përmes një gote qelqi. Eshtë një “trainim” për momentet më të rëndësishëm në jetë, kur butësia dhe moderimi do të bëjë vërtetë dallimin me njerëz të tjerë. Të jesh i matur do të thotë të jesh i vetëdijshëm për efektet që ka forca jote mbi të tjerët. “Drejtorë”, ju lutem mbani shënim.
vijon

Leave a Reply

Back to top button