1. Disa marrëdhënie janë të përkohshme. Disa dashuri nuk është e shkruar të zgjasin për gjithë jetën.
2. Ftohja e dashurisë është një realitet i vështirë. Pas shumë vitesh me një person, nuk do të ndjesh përherë të njëjtat ndjenja si në takimin e parë.
3. Të luftosh për të mbajtur gjallë një marrëdhënie, nuk është gjithmonë një zgjedhje e duhur. Ndonjëherë, gjëja më e mirë që mund të bësh, është të ndalosh së provuari.
4. Nuk mundesh ta ndryshosh dot një person tjetër. Nuk mund ta detyrosh të heqë dorë nga veset e tij. Nëse ai nuk është i interesuar të ndryshojë, asgjë nuk ka për ta ndryshuar.
5. Duhet të martohesh me dikë që do vërtet; me një person që të pëlqen dhe që e konsideron mik të mirë.
6. Shumë persona do të gjykojnë se pse u ndave nga një person që ishe e lidhur prej kohësh. Mos e vrit mendjen. Lufto për lumturinë tënde, ajo ka më tepër rëndësi.
7. Të dashurohesh me një person të gabuar, nuk të bën të dukesh si një person budalla. Ndonjëherë tëgjithë ne udhëhiqemi nga ndjenjat, por kjo nuk na bën të jemi budallenj.
8. Jo gjithmonë mund ta zgjedhim personin, me të cilin të biem në dashuri, por mund ta zgjedhim se kujt mund t’i japim një mundësi të dytë, përpara se të largohemi.
9. Je e lirë të largohesh në çdo moment nga një person. Nuk ka rëndësi sa kohë ke kaluar me të, as se sa shumë do të zhgënjehet familja apo miqtë e tu. Mos e lejo asnjëherë turpin apo sikletin të të vendosë nënjë marrëdhënie të gabuar.
10. Koha është e vlefshme. Bëj kujdes se me cilin person e kalon kohën tënde. Zgjidh të kesh pranë njëperson që e meriton kohën tënde.
11. Mjaft u mendove për ndikimin që do të ketë ndarja tek personi tjetër. Duhet të mendosh ndonjëherëpër mënyrën se si ndihesh vetë. Nuk mund të qëndrosh pranë dikujt vetëm për mëshirë.
12. Vetëm sepse ke një histori me dikë, nuk do të thotë se duhet të qëndroni bashkë përgjithmonë. Apo vetëm sepse ke një fëmijë me dike, nuk do të thotë se duhët të mos ndahesh me të, vetëm për hatër tëfëmijës. Sigurisht do ta mendosh mirë vendimin që do të marrësh, por kur nuk ndihesh vetë mirë, patjetër që do të zgjedhësh lumturinë tënde të parën.
13. Vetëm dashuria nuk mjafton. Nëse një marrëdhënie nuk është e ndërtuar mbi bazën e besimit, respektit dhe komunikimit të vazhdueshëm, dashuria nuk ka asnjë vlerë.
14. Ti meriton të jesh e lumtur. Ti meriton të ndihesh e dashuruar dhe nëse dikush nuk ta ofron këtë gjë, lehtësisht mund të largohesh prej tij për të gjetur lumturinë tek një person tjetër.
15. Është gjithmonë më mirë të jesh beqar, se sa në një marrëdhënie toksike. Kur gjërat nuk shkojnë siçduhet, sigurisht është më mirë të zgjedhësh të jesh vetëm.