Në kohët e sotme, skica e Njeriut Vitruvian është kaq e zakonshme saqë kur e ndeshim, ne priremi të mos e shohim as dy herë. Është një njeri brenda një rrethi dhe një katrori, dhe reagimi ynë ndaj saj sot, nuk i bën ndonjë nder skicës. Ideja se njeriu do të zinte vend brenda të dyja formave është një ide, që shkon pas në lashtësi, dhe ka më shumë kuptim sesa thjesht të qënurit një truk gjeometrik. Ishte menduar se rrethi ishte përfaqësimi ynë i hyjnores, ndërsa katrori ishte simboli ynë për laiken. Ideja se ato të dyja mund të kombinoheshin me njeriun në qendër, ishte që të kombinohej qiellorja dhe tokësorja dhe të kishim mundësi të tregonim se njeriu ishte bërë në imazhin e të dyjave. Ishte një ide e parashtruar së pari nga shkrimtari Vitruvius, nga i cili erdhi edhe emri i figurës.
Da Vinçi besohet se ka qenë i pari që e ka ilustruar idenë e lashtë, në një mënyrë që është anatomikisht korrekte. Ndërsa nuk ka dyshim se ai ka patur njohuri të pashembullta të anatomisë njerëzore, mendohet tani se ai nuk doli me këtë ide nga vetja, por “ia vodhi” njërit prej bashkëkohësve të tij. Ai e bëri njeriun të ndërfutet brenda të dyja formave, gjë e cila ishte, për një kohë të gjatë, shumë më tepër e ndërlikuar sesa mendojmë ne sot. Shkrimet origjinale të cilat specifikuan sesi imazhi do të dukej, gjithashtu kishin një seri udhëzimesh. Për shembull, kërthiza e njeriut duhej të ishte në qendër të imazhit. Njerëzit ishin përpjekur dhe kishin dështuar ta prodhonin imazhin siç përshkruhej, derisa Da Vinçi bëri që format gjeometike të nisnin nga qendra. Nuk ishte ideja e tij gjithësesi.
Kërkuesi i Rilindjes, Claudio Sgarbi ka zbuluar tani së fundmi një vizatim më të hershëm, nga një arkitekt i quajtur Giacomo Andrea da Ferrara, i cili siguron përgjigjen për gjëzën piktografike. Versioni i vizatimit i Giacomo Andreas është plot me korrigjime, sikur ai të ishte duke u ngatërruar me idenë, përpara se të godiste në shenjë përgjigjen e duhur. Ai dhe Da Vinçi e njihnin njëri-tjetrin, dhe ne dimë madje se ata drekonin bashkë rreth kohës që Da Vinçi vizatoi versionin e tij. Ne vetëm sa mund të hamendësojmë rreth asaj se kush ishte në të vërtetë Giacomo Andrea, dhe ai duket të ketë qenë një revolucionar. Në atë kohë francezët ishin duke pushtuar Milanon. Da Vinçi ishte në marrdhënie miqësore me ta, por Giacomo Andrea ishte, me sa duket, një nga luftëtarët guerilas kundër pushtuesve. Ai në fund u arrestua, u var, trupi i tij u copëtua, dhe në fund, u fshi krejt nga librat e historisë./Bota.al