Psikologji

“Lëre gjithçka në duart e Zotit dhe do t’i shohësh duart e Zotit në gjithçka”

“Ndonjëherë gjithçka që duhet të bësh, është ta lësh gjithçka në duart e Zotit dhe të presësh. Ai nuk do të të lërë në baltë”.

“Nuk ekzistojnë stuhi, të cilat Zoti nuk do të të ndihmojë t’i përballosh. Nuk ekzistojnë beteja, të cilat Zoti nuk do të ndihmojë t’i fitosh. Nuk ekzistojnë dhimbje zemre, të cilat Zoti nuk do të ndihmojë t’i kalosh. Ai është më i fortë se gjithçka me të cilën do të përballesh në jetë, ndaj lëre gjithçka në duart e Tij dhe kaloje ditën me buzëqeshje në fytyrë, duke e ditur mjaft mirë se ai do të kujdeset për ty”.

“Kur ne vendosim çdo problem tonin në duart e Zotit, ai vendos paqen e Tij në zemrat tona”.

“Pranoje gjithçka ashtu siç vjen, vendose në duart e Zotit dhe lëre Zotin të bëjë punën e Tij. Ai nuk do të të braktisë”.

“Të shqetësohesh do të thotë të shpenzosh energji për gjërat që nuk i kontrollon dot. Lëre gjithçka në duart e Zotit. Stresohu më pak, lutu më shumë”.

“Në të vërtetë, asgjë nuk ndodh nga fati apo në mënyrë aksidentale. Gjithçka ndodh për shkak të vullnetit të Zotit”.

“Lëre gjithçka në duart e Zotit dhe do të të shohësh duart e Zotit në gjithçka”.

“Zgjohu çdo mëngjes duke thënë: “Sot, unë kam besim në Zot dhe do ta lë në duart e Tij çdo problem që më mundon””.

“Zoti nuk do të të lërë asnjëherë bosh. Ai do të zëvendësojë çdo gjë që ke humbur. Nëse Ai të vendos në një udhëkryq për të hequr dorë nga diçka, do të thotë se Ai po përpiqet të të japë diçka akoma më të mirë në jetë”.

“Lëre të shkuarën tënde të dhimbshme në duart e Zotit dhe vetëm ki durim. Zoti do të të sigurojë një të ardhme shumë herë më të mirë”.

Leave a Reply

Back to top button