Motivuese

Letër dedikuar ty. Po, të dedikohet ty që po e lexon këtë shkrim…

I/ e dashur ti që po e lexon këtë material, unë nuk të njoh dhe nuk e di se çfarë po kalon në jetën tënde, por dua të të them se je i/e bukur. Ne jemi të gjithë të bukur në mënyrën tonë, pavarësisht përmasave tona, ngjyrës sonë, apo paraqitjes sonë. Për këtë gjë, duhet të ndihemi të gjithë rehat nën lëkurën tonë dhe të kemi besim tek vetja jonë.

Unë e di se kjo botë mund të jetë mizore. Njerëzit përpiqen të hedhin negativitet në drejtim të të tjerëve, sidomos të atyre që po ecin përpara në jetë. Kjo gjë nuk është e drejtë, por kjo është bota ku edhe gjërat e padrejta shihen si të drejta. Shpesh e kam pyetur veten se pse është kaq e thjeshtë të jemi të keq me njëri-tjetrin se sa të jemi të mirë, por nuk kam gjetur përgjigje. Duket sikur disa nga ne kënaqen duke i lënduar të tjerët; sikur u duket jeta e tyre më me kuptim, duke e bërë jetën e dikujt tjetri të duket e pakuptimtë.

Shumë prej njerëzve kënaqen, kur shohim dikë të shkatërrojë veten e tij. U kënaqën me Michael Jackson, i cili ndryshoi rrënjësisht, aq sa pati probleme edhe me depresionin. Ishin fjalët e njerëzve që e ndryshuan atë krejtësisht për keq dhe nuk u ndalën, derisa ai i dha fund jetës së tij. Ndoshta nuk duhet të shkonim kaq larg me shembujt, por shumë nga ne mësojnë duke u sjellë parasysh shembuj drastikë.

Nëse ti po e lexon këtë material sot, unë dua të të përsëris se ti je i/e bukur dhe nuk duhet t’ia lejosh askujt të të thotë të kundërtën. Askush s’e ka këtë të drejtë. Askush s’e ka të drejtën të të bëjë të ndihesh keq për paraqitjen tënde, apo për atë që ti përfaqëson. Ti ke të drejtën ta jetosh jetën tënde, ashtu siç do dhe ta jetosh atë duke e dashur veten në maksimum, sepse ti përcjell vlera dhe mungesën tënde askush nuk mundet ta zëvendësojë dot në këtë botë. / MeB

Leave a Reply

Back to top button