Speciale

“I dashur shoku im Roosevelt, më duhen 10 dollarë”. Letra e Fidel Kastros, 13 vite para revolucionit

Në nëntor 1940, 13 vjet përpara se të udhëhiqte revolucionin që në fund do të rrëzonte Fulgencio Batistan si udhëheqës të Kubës, adoleshenti Fidel Kastro – në moshën 14 vjeç, dhe jo 12 siç pretendohet pasaktësisht – i shkruajti një letër disi të ngrohtë presidentit të atëhershëm të SHBA, Franklin D. Roosevelt, dhe i kërkoi atij disa para: një kartëmonedhë 10-dollarëshe, për të qenë më të saktë. Pak kohë më vonë, ai mori një përgjigje standarte nga zyrtarët. Kërkesa e tij për para kish rënë në veshë të shurdhër, ashtu si dhe oferta e tij për të zbuluar vendndodhjen e minierave më të mëdha të hekurit në Kubë. Letra e Kastros u rizbulua në vitin 1977 nga specialistët në Arkivën Kombëtare të SHBA.

Ja letra e plotë:

Santiago de Cuba
6 Nëntor 1940
Drejtuar: Z. Franklin Roosevelt, President i Shteteve të Bashkuara.
Shoku im i dashur Roosevelt, unë nuk di shumë anlisht, por di aq sa për të të shkruajtur ty. Më pëlqen të dëgjoj radion, dhe jam shumë i lumtur, sepse në radio kam dëgjuar, se ti do të jesh president për një “periodo” të re. Unë jam 12 vjeç. Unë jam një djalë i vogël, por unë mendoj shumë, por unë nuk mendoj se po i shkruaj Presidentit të Shteteve të Bashkuara. Nëse do, më jep një kartëmonedhë 10-dollarëshe të gjelbër amerikane, në letër, sepse asnjëherë, unë nuk kam parë një kartëmonedhë 10 dollarëshe të gjelbër amerikane dhe do të doja të kisha një nga ato.

Adresa ime është: Sr Fidel Castro Colegio de Dolores Santiago de Cuba Oriente Cuba

Unë nuk di shumë anglisht por unë di shumë spanjisht dhe supozoj që ti nuk di shumë spanjisht, por di shumë anglisht, sepse ti je amerikan, por unë nuk jam amerikan.

(Faleminderit shumë) Mirëupafshim. Shoku yt, Fidel Kastro

PS. Nëse do hekur për t’i ndërtuar lirë anijet e tua unë do të të tregoj minierat më të mëdha të hekurit në vend. Ato ndodhen në Mayari Oriente Cuba.

Perkthimi: Bota.al

Screen Shot 2015-08-25 at 2.40.49 PM Screen Shot 2015-08-25 at 2.40.44 PM Screen Shot 2015-08-25 at 2.40.54 PM

Leave a Reply

Back to top button