“Drejtuar nxënësve të mi,
Sapo mbylla regjistrin e klasës. Për herë të fundit. Në pritje që zilja t’i ftojë nxënësit drejt pushimeve, gjendem në klasë duke e parë në sy secilin prej tyre. Në shikimet e tyre, si me një kaleidoskop, arrij të shoh të tjerë, dhjetra të tjerë, të gjithë ata që kam njohur në 43 vitet e fundit të jetës sime.
Dua të dini se një nga lumturitë më të mëdha për mua, ishte të mbahesha mend nga të tjerët. Një nga kënaqësitë e mia ka qenë të dija dhe të isha i bindur se kam bërë maksimumin për t’u mësuar nxënësve të mi se jeta nuk është gërvisht dhe fito. Jeta duhet kapur, duhet shtrënguar, duhet fituar. Kam mësuar diçka prej secilit, dhe nga të gjithë kam mësuar lumturinë e të jetuarit, vitalitetin, dinamizmin, entuziazmin dhe dëshirën për të luftuar.
Përdorini fjalët që ju kam mësuar për t’u mbrojtur dhe për të mbrojtur këdo që nuk i ka ato fjalë. Mos jinni spektatorë, por protagonist të historisë që jetoni sot: përfshihuni, ndotini duart, jetojeni jetën. Përshtatuni me gjithçka, përkushtohuni dhe mos hiqni dorë asnjëherë nga dëshirat tuaja, as nga ato më ambiciozet. Ju nuk jeni e ardhmja, jeni e tashmja.
Fundi mbërriti. Unë po ndalem këtu. Ju uroj, rrugëtim të mbarë”.