“Në këtë shtrat i shtrirë, i sëmurë, ndërsa reflektoj për jetën time, kuptoj se e gjithë fama dhe pasuria që i kushtova kaq shumë kohë janë zbehur dhe duken të pakuptimta përballë vdekjes së afërt”. Me këto fjalë e nis letrën e tij Steve Jobs, i cili cilësohet si njeriu që “ndryshoi botën”. Ai shkruan se sa e rëndësishme është jeta përballë gjërave materiale. “Në errësirë shoh dritat jeshile që vijnë nga pajisjet dhe dëgjoj zhurmat e tyre, mund të ndiej frymën e Zotit të Vdekjes që afrohet. Tani e di që në momentin kur kemi siguruar pasuri për të siguruar gjithë jetën, duhet të merremi me të tjera çështje, të cilat nuk lidhen me pasurinë.
Duhet të merremi me diçka më të rëndësishme, ndoshta me marrëdhëniet me njerëzit, mbase me art, mbase me ëndrrat e fëmijërisë. Ndjekja në kohë e pasurisë do t’ju shndërrojë në një qenie të ndrydhur, ashtu siç më shndërroi mua. Zoti na dha shqisat për të ndjerë dashurinë e njerëzve dhe jo për të ndjerë iluzionet që të sjell pasuria.
Pasurinë që kam fituar gjatë gjithë jetës, nuk mund ta marr me vete. Ato që mund të marr me vete, janë kuptimet e dashurisë dhe momentet e bukura me njerëzit. Këto janë pasuria e vërtetë që do t’ju ndjekë, do t’ju shoqërojë dhe do t’ju japë forcë e ndriçim për të vazhduar. Dashuria mund të udhëtojë mijëra kilometra. Jeta nuk ka limit. Shko ku të duash. Arriji lartësitë që do të arrish. Është e gjitha në zemrat dhe në duart tuaja. Cili është shtrati më i shtrenjtë në botë? Shtrati i vdekjes.
Mund të punësosh dikë të ngasë makinën për ty, të fitojë pasuri për ty, por nuk mund të punësosh dikë që të përballojë sëmundjen për ty. Të mirat materiale të humbura mund të gjenden dhe të fitohen përsëri, por ekziston diçka që nuk mund ta gjesh më pasi e ke humbur. Ajo është jeta. Kujdesu për veten. Vlerësoji të tjerët…”.