Thenie

Lexoje këtë material. “Ushqeje” mendjen tënde me mendime suksesi…

“Unë nuk kam mbërritur kaq larg, thjesht sepse duhet të mbërrija kaq larg. Dëgjoj shumë shpesh njerëz të shprehen: “Do të punoj fort për të dalë në krye, për të arritur synimet e mia”. Më lejo të të them diçka. Nuk ka asnjëherë fund. Triumfuesit nuk ndalen asnjëherë. Nëse arrin një objektiv, vendosi vetes një objektiv më të madh. Nëse arrin në majën e një mali, gjej një mal më të lartë dhe ngjitu në të. Duhet të rritesh në çdo moment dhe asnjëherë të mjaftohesh me aq sa ke arritur. Duhet t’i kërkosh vetes vazhdimisht përmirësim. Sfidat dhe përpjekjet janë ato që e bëjnë jetën më me vlerë. Ato e përmbushin jetën. Binde veten për diçka: “Unë nuk mbërrita kaq larg, thjesht se duhet të mbërrija kaq larg. Kur të arrij një objektiv që i vendosa vetes, do të mendoj për një objektiv më të madh”. Mos u përpiq të kesh më tepër gjëra të reja në jetë, por përpiqu të rritesh sa më shumë.

Ti ke mbërritur kaq larg për të qenë me i fortë dhe për të shkuar akoma më larg. Mendon ë çdo moment se je ende në fillimet e tua, por krenohu edhe për arritjet e tua të deritanishme, ama mos u ndal me aq. Ji krenar, por asnjëherë i kënaqur. Ji krenar dhe përherë nxite veten të ecësh përpara për më mirë, për më shumë. Një triumfues i vërtetë nuk lufton për tituj, lufton për rritje personale. Janë rrugëtimi dhe sfida ato që kanë rëndësi. Nëse rrugëtimi nuk do të ishte sfidues, destinacioni nuk do të ishte shpërblyes. Janë sfidat ato që përcaktojnë madhështinë. Nse arrin një objektiv, vendosi vetes një objektiv akoma më të madh. Nëse arrin në majën e një mali, ngjitu në një mal tjetër akoma më të lartë. Është rrugëtimi dhe janë sfidat ato që përcaktojnë se sa i madh do të jesh ti në jetë”. / bota.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close