Libra të mirë miq të mirë, dhe një ndërgjegje e qetë: kjo është jeta ideale.
Mark Twain
Kurrë mos ndaj fjalët që thua nga jeta që bën.
Paul Wellstone
Leximi është një mjet themelor në të jetuarit e një jete të mirë.
Mortimer J. Adler
Kur merr kontrollin e sjelljes tënde, ke marrë kontrollin e jetës tënde.
Roy T. Benett
Jeta është fjalori jonë.
Ralph Waldo Emerson
Kurrë mos lejo që shanset të të pengojnë të bësh atë që e ndjen në zemër se duhet ta bësh.
H. Jackson Brown
Merakosu më shumë për karakterin tënd, se sa për reputacionin, sepse karakteri është ajo që je në të vërtetë, reputacioni është ajo që të tjerët mendojnë se je.
John Wooden
Shumë njerëz do të hyjnë e dalin në jetën tënde, por vetëm miqtë e vërtetë do të lënë gjurmë në zemrën tënde”.
Eleanor Roosevelt
Kur fillova që të numëroja bekimet e mia, e gjithë jeta ime ndryshoi.
Willie Nelson
Të humbaësh është një tjetër mënyrë e të thënit që po shkon të eksplorosh.
Justina Chen
Nëse ke ndjenjën që diçka nuk shkon, mos ki frikë të flasësh.
Fred Korematsu
Vetë jeta është përralla më e bukur.
Hans Christian Andersen
Jeta është arti yt. Ti vetë je muzika. Ditët e jetuara janë sonatat e tua.
Oscar Wilde
Problemi me jetën nuk është se nuk ka përgjigje, por se ka shumë përgjigje.
Ruth Benedict
Në dy fjalë mund të përmbledh gjithçka që kam mësuar për jetën: ajo vazhdon.
Robert Frost / Përzgjodhi dhe përktheu: Bota.al