Pavarësisht se sot konsiderohet që të jetë mishërimi i të keqes absolute, Adolf Hitleri ka patur një jetë dashurore shumë të pasur. Gjatë jetës ai pati ndjenja (ose kështu thonë) për disa gra. Më e famshmja mes tyre, sigurisht, ishte e dashura e tij Eva Braun, e cila kreu vetëvrasje, bashkë me Hitlerin, pak pasi u martuan. Por ajo ishte thjeshtë një prej grave të Hitlerit.
Mitzi Reiter: Dashuria e hershme. Mary “Mitzi” Reiter ishte 16 vjec, kur hyri në marrëdhënie me Hitlerin 37-vjecar, në vitin 1926. Adolf Hitleri i premtoi martesë dhe “fëmijë bjondë”, por më vonë i saj se i duhej të përmbushte fillimisht misionin e jetës. E dëshpëruar për shkak të neglizhimit të vazhdueshëm të Hitlerit, ajo u përpoq të varë veten por mbijetoi dhe më vonë u martua me një oficer të SS. Paula Hitler, motra e Adolfit, më vonë tha se Reiter ishte i vetmi person që mund ta kishte penguar Hitlerin që të shndërrohej në monstër.
Geli Raubal, mbesa e Hitlerit. Sipas kësaj, duket se dashuria më e madhe e Hitlerit ka qenë incest. Ai ishte i dashuruar me Angela Geli Raubal, vajza e motrës nga babai. Marrëdhënia e tyre nisi kur ajo ishte 17 vjec. Hitleri ishte një xhaxha i pushtetshëm dhe dominues, plot dashuri dhe mirëkuptim, ndërkohë që në fakt, ai e mbante të mbyllur në shtëpinë e tij në Mynih, apo në vilën që zotëronte në Berchtesgaden. Shumëkush beson se Raubal nuk kishte ndjenja për të.
Dashuria e jetës së Hitlerit, Raubal, në vitin 1931, vetëm 23 vjec, u gjet e vdekur në apartamentin e Hitlerit në Mynih, me një plumb në kraharor. Vdekja e saj u shpall vetëvrasje, por shumëkush beson se diktatori i ardhshëm gjerman e vrau pas një zënke, për shkak të planit të tij për t’u zhvendosur në Vienë. Një plumb doli nga pistoleta personale e HItlerit. Studiuesit besojnë se pas vdekjes së Raubalit, Hitleri e pati shumë të vështirë të ecë përpara, dhe nuk lejoi askënd që t’i afrohej aq shumë sa Raubali. “Kjo vdekje u ngul në shpirtin e tij dhe është fara e gjithë mizorisë së tij”, do të thoshte në kujtimet e tij fotografi personal i Hitlerit.
Erna Hanfshtengl: motra e një shoku. Pas Pucit të dështuar të Beer Hall në 1923, pati zëra se Hitleri pati një marrëdhënie të shkurtër me Erna Hanfshtengl, motra më e madhe e mikut të tij, Ernst Hanfshtenglya. Megjithatë, burime të tjerë argumentojnë se flirtimet e Hitlerit nuk duhen marrë aspak seriozisht. Në fotografi, piloti personal i Hitlerit dhe Ernst Hanfshtengl (djathtas) gjatë fushatës elektorale në 1930.
Renate Müller – Ideali Arian. Një femër gjithnjë e më popullore mes nazistëve, që e thërrisnin ideali arian. Ajo ishte një zëvendësuese e denjë e Marlene Dietrich, e cila nuk i duronte dot nazistët dhe u largua në Amerikë. Megjithatë, as Renate Müller nuk ishte e prirur të bënte filma që promovonin nazizmin. Sipas shumë zërave, ajo ishte nën trysni konstante që të ndahej nga i dashuri i saj hebre.
Në 1937, Renate Müllerra nga dritarja e hotelit – nuk dihet nëse ishte aksident, vrasje apo vetëvrasje. Ajo ishte vetëm 31 vjec. Sipas regjisorit gjerman, Adolf Zeysslera, Müller i kish rrëfyer se kish patur një marrëdhënie të shkurtër me HItlerin. Diktatori gjerman, i kish thënë ajo, ish shtrirë në tokë nën këmbët e saj, dhe i kërkonte asaj që ta rrihte – vetëm kjo e bënte të ngacmohej seksualisht. Fluturimi i saj nga dritarja ndodhi disa ditë pas asaj bisede. Dëshmitarët thonë se një sekondë para fluturimit të aktores nga dritarja, agjentëtë Gestapos ishin fshehur.
Inga Ley – një tjetër vetëvrasje. Hitleri ishte një fans i madh i Inga Leyt, bashkëshortja e nëjrit prej oficerëve të partisë naziste, Robber Leia. Në Gjermani kishte zëra se Hitleri dhe Inga Ley kishin patur një histori dashurie. Kishte gjithashtu zëra se Hitleri mbante një portret lakuriq të Inga Leyt në një prej apartamenteve të tij. Megjithatë, nuk ka prova për marrëdhënie seksuale mes tyre. Ley kreu vetëvrasje në 1942, ndoshta për shkak të depresionit, shkaktuar nga përdorimi i drogërave.
Unity Mitford – Trëndafili Anglez i Fyhrerit. Britanikja Unity Mitford u zhvendos në Mynih në mesin e viteve 1930 dhe shumë shpejt hyri në rrethin e ngushtë të Hitlerit. Emri i saj i mesëm ishte “Valkyrie” dhe Hitleri ishte i fiksuar pas mitologjisë skandinave. Më vonë ai do ta quante “gruaja ariane e përsosur”.
Rivalja e Evës. Eva Braun cmendej nga xhelozia për shkak të marrëdhënies së ngushtë të HItlerit dhe Unity Mitford. “Ajo njihet si Valkyrie dhe duket e bukur, sidomos këmbët. Unë, e dashura e burrit më të pushtetshëm të Gjermanisë dhe gjithë botës, jam e detyruar të pranoj faktin që të gjithë po qeshin me mua”, shkruante Eva Braun në ditarin e saj. Hitleri nisi t’i kushtojë më shumë vëmendje pasi Eva u përpoq të kryejë vetëvrasje. Në foto – Unity Mitford (majtas) me motrat në vitin 1932.
Tradhëti romantike. Kur Britania i shpalli luftë Gjermanisë, Mitford u zemërua kaq shumë saqë ia hoqi vetes me një pistoletë, doreza e të cilës ishte dekoruar me perla, dhe të cilën e kish marrë dhuratë nga Hitleri. Ajo mbijetoi dhe u kthye në Angli, por nuk e mori kurrë veten. Në vitin 1948 vdiq për shkak të komplikacioneve të shkaktuara nga plumbi që ishte futur shumë thellë në kokë dhe ishte i paoperueshëm. Në foto, Unity Mitford gjatë Festës së Krishtlindjeve në ambasadën gjermane në Londër.
Nëna e fëmijës së Hitlerit? Në vitin 2007, në revistën “The New Statesman” u shfaq një artikull, sipas të cilit Mitford ishte shtatzënë me Hitleri dhe pati një fëmijë në një spital pas rikthimit. Ky fëmijë, sipas autorit të artikullit, më pas u adoptua. Në foto, Unity Mitford dhe motra e saj, Diana Mitford (edhe ajo mbështetëse e fashistëve dhe antisemite) me dy fëmijët, 1945./Bota.al