Shkence

Ligjet e Fërkimit u gjetën në shkrimet “E parëndësishme” të Da Vinçit

screen-shot-2016-09-21-at-11-14-50

Në vitet 1920, një drejtor muzeu vëzhgoi faqen e një fletoreje të Leonardo da Vinçit, dhe e cilësoi përmbajtjen e saj si “shënime të parëndësishme dhe diagrame me shkumës të kuq”. Por kur u rishqyrtua në vitin 2016, një profesor zbuloi se ato shënime përmbanin në fakt gjetje novatore:të dhënat e para të shkruara që tregojnë ligjet e fërkimit. Zbulimi u bë dhe publikua në prill të këtij vitit nga Ian Hatçings, profesor në Universitetin e Kembrixhit.

Dihet prej kohësh se da Vinçi ishte përgjegjës për kryerjen e studimit të parë të fërkimit, por ishte e paqartë se si dhe kur ndodhi kjo. Haçings shqyrtoi një faqe të veçantë nga 1493 fletoret e da Vinçit, dhe interpretoi shifrat e përafërta gjeometrike që gjendeshin aty si demonstrim i ligjeve të fërkimit. Vizatimet treguan rreshta blloqesh që tërhiqeshin nga një peshë e varur mbi një rrotull. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button